Anti-Mafia16 Shtator 2022, 20:58

Pse Monika Kryemadhi kaloi kufirin në këmbë në Qafë Botë dhe çfarë kishte në çantë?!

Shkruar nga Pamfleti
Pse Monika Kryemadhi kaloi kufirin në këmbë në Qafë

Brenda një viti, Monika Kryemadhi rezulton se kryer rreth 40 udhëtime me avion. Ka fluturuar drejt Vjenës, Bolonjës, Romës, Frankfurtit, Londrës, Riminit, parajsave fiskale etj., thua se po lëvizte brenda vilës në Gjirin e Lalzit me 11 tualete…

Shkruan Adriatik Doçi

Pse Monika Kryemadhi kaloi kufirin në këmbë në Qafë Botë dhe çfarë kishte në çantë?! Mbi 40 udhëtime në vit me avion, zero shpenzim të deklaruar në ILDKP

Monika Kryemadhi pranoi mbrëmë restaurimin e fytyrës në klinikën Domus Medica, në San Marino, por tha se nuk ka kushtuar 287 mijë euro.

Nëse nuk ka kushtuar 287 mijë euro, sa ka kushtuar dhe pse nuk ka deklaruar asgjë në ILDKP sipas ligjit?

Po le të kalojmë në çështje të tjera.

Shqipëria sapo ka kaluar një sulm kibernetik, ku për pasojë edhe të dhënat e hyrje-daljeve në sistemin TIMS janë bërë më të aksesueshme.

Brenda një viti, Monika Kryemadhi rezulton se kryer rreth 40 udhëtime me avion. Ka fluturuar drejt Vjenës, Bolonjës, Romës, Frankfurtit, Londrës, Riminit, parajsave fiskale etj., thua se po lëvizte brenda vilës në Gjirin e Lalzit me 11 tualete.

Pra, ka shpenzuar dhjetëra mijëra euro çdo vit, duke mos deklaruar asgjë në ILDKP. SPAK e ka shumë të thjeshtë: Vetëm të mbledhë shumat e biletave të udhëtimeve, faturat e frekuentimit të hoteleve luksoze dhe një kosto për ditët e qëndrimit.

Por, ajo që të çudit është fakti se Monika Kryemadhi ka kaluar në disa raste kufirin tokësor në këmbë me çantë të dyshimtë.

Në pikën kufitare të Qafë Botës, ku kanë mbetur ende disa hajdutë të LSI-së, Mona rezulton se ia ka mbathur në këmbë me çantë që binte në sy.

A do të guxojë ta mohojë edhe këtë? Botoxi në faqe nuk do t’ja dijë se çfarë nxjerrë goja!

Anti-Mafia Kryemadhi Meta qafe bote