Aktualitet 7 Maj 2022, 20:34

“Pse nuk folët për viktimat e 21 Janarit”, gazetarja gozhdon Berishën/ Ish-kryeministri asnjë pendesë për vrasjet në Bulevard

Shkruar nga Pamfleti
“Pse nuk folët për viktimat e 21 Janarit”, gazetarja

Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur me gazetarët në protestën për vdekjen e Ilvi Matës. Berisha ndezi një qiri në shenjë proteste te shkallët e Kryeministrisë, por një prej gazetareve i kujtoi 21 Janarin, pasi aty ku Berisha ndezi qirinj, u vranë 11 vite më parë 4 qytetarë.

Ajo e pyeti se përse nuk u kujtua të fliste për 4 jetët e humbura nga armët e Gardës, ndërsa sot akuzon qeverinë se vret të pafajshëm.

Por ajo që ra në sy është se Berisha u mundua të justifikojë ekzekutimin që ju bë 4 njerëzve të pafajshëm.

Sipas tij ata qëlluan me plumba ndaj Kryeministrisë dhe prandaj u vranë.

Kanë humbur jetën 4 njerëz të cilët në një demonstratë që po gjuanin me plumba xhamat e Kryeministrisë. Me plumba. Nëse doni të gënjeni para kamerave ju keni  të drejtë të gënjeni. Ka pasur plumba në xhama. Janë të fotografuar. Përveç mediave që nuk duan t’i shohin, të tjerët i kanë parë”, tha Berisha.

I akuzuar shpesh se ishte ai që urdhëroi ekzekutimet në Bulevard, Berisha deklaroi se Garda vepron pa urdhër. Ndërkohë ka folur dhe për tritol dhe mjete të tjera të përdorura nga protestuesit, gjë që në fakt nuk është faktuar kurrë.

Është Sali Berisha ai që ka kërkuar në mënyrë të përsëritur shpalljen e tyre vrasje shtetërore pa dashje. E kam fjalën për Gërdecin. Sepse garantimi i sigurisë ka qenë kompetence e Ministrisë së Brendshme, ndërsa këta zotërinjtë janë vlerësuar që të gjithë dhe janë dhënë disa dënime për  tejkalim kompetencash nga Garda. Ka një dallim shumë të madh për ata që do të bëjë dallimin. Garda u sulmua dhe agresua. Ka një ligj që thotë se nëse ushtari i Gardës agresohet, qëllon në ajër, për së dyti qëllon te këmbët dhe nëse vijon rreziku, asgjëson kërcënuesin. Garda nuk vepron me urdhër, por me ligjin që ka miratuar PS. Duke të dhënë këtë përgjigje të krahasosh ti një person që gjuan me gurë, me dinamit me mjete të tjera një ushtar të armatosur të Gardës, me një person që ndodhet në qeli i arrestuar, ndodhet në vendin më të sigurt dhe të dalë i vdekur, ka një verbëri militanteske”, tha ai.

Debati i plotë

Gazetarja: Zoti Berisha ju flisni për vdekje por pse nuk mbajtët të njëjtin qëndrim kur u vranë 4 individë më “21 janar”?

Berisha: Je fare fare gabim për këto që thua ti.

Gazetarja: Katër njerëz kanë humbur jetën

Berisha: Kanë humbur jetën 4 njerëz të cilët në një demonstratë që po gjuanin me plumba xhamat e Kryeministrisë

Gazetarja: Me plumba?

Berisha: Me plumba. Nëse doni të gënjeni para kamerave ju keni të drejtë të gënjeni. Ka pasur plumba në xhama. Janë të fotografuar. Përveç mediave që nuk duan t’i shohin, të tjerët i kanë parë. Është Sali Berisha ai që ka kërkuar, lere mos më trego mesazhet.

Gazetarja: Jo po ju dëgjoj

Berisha: Jam unë jam unë, një minutë. A po flet me mua

Gazetarja: Nuk po marr përgjigje.

Berisha: Prit një minutë. Është Sali Berisha ai që ka kërkuar në mënyrë të përsëritur shpalljen e tyre vrasje shtetërore pa dashje. E kam fjalën për Gërdecin. Sepse garantimi i sigurisë ka qenë kompetence e Ministrisë së Brendshme, ndërsa këta zotërinjtë janë vlerësuar që të gjithë dhe janë dhënë disa dënime për tejkalim kompetencash nga Garda. Ka një dallim shumë të madh për ata që do të bëjë dallimin. Garda u sulmua dhe agresua. Ka një ligj që thotë se nëse ushtari i Gardës agresohet, qëllon në ajër, për së dyti qëllon te këmbët dhe nëse vijon rreziku, asgjëson kërcënuesin. Garda nuk vepron me urdhër, por me ligjin që ka miratuar PS. Duke të dhënë këtë përgjigje të krahasosh ti një person që gjuan me gurë, me dinamit me mjete të tjera një ushtar të armatosur të Gardës, me një person që ndodhet në qeli i arrestuar, ndodhet në vendin më të sigurt dhe të dalë i vdekur, ka një verbëri militanteske.

Kryesore 21 Janari Berisha