Politike13 Janar 2023, 16:10

Pse nuk po hapen dosjet e Sigurimit? Çollaku i drejtohet Autoritetit: Koha të zbulohen spiunët në Parlament

Shkruar nga Pamfleti
Pse nuk po hapen dosjet e Sigurimit? Çollaku i drejtohet Autoritetit:

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka njoftuar se do ti drejtohet me një kërkesë zyrtare Autoritetit të Dosjeve, për të verifikuar kush nga deputetët ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Çollaku tha se do të kërkojë nga Autoriteti i Dosjeve listën e plotë të deputetëve të Shqipërisë që nga viti 1992 deri në vitin 2023, për të verifikuar kush ka qenë pjesë e Sigurimit.

Kam vendosur di drejtohem Autoritetit të Dosjeve, në cilësinë e deputetit te kuvendit te Shqipërisë kërkesë zyrtare për te verifikuar e për te me vene ne dispozicion, nga 1992 deri ne 2023, listën e plote te deputeteve te Kuvendit te Shqipërisë, nëse e kush ka qene bashkëpunëtor i sigurimit te shtetit’, tha ai.

Politike #Autoriteti Çollaku Kerkese