Politike19 Korrik 2022, 21:42

Pse opozita mungoi sot në Bruksel? Tabaku: Nuk patëm asnjë ftesë nga mazhoranca

Shkruar nga Pamfleti
Pse opozita mungoi sot në Bruksel? Tabaku: Nuk patëm asnjë

Ditën e sotme u mbajt në Bruksel Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe zyrtarisht Shqipëria hapi negocitatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në delegacion shqiptar, nuk pati asnjë përfaqësues të opozitës.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Jorida Tabaku tha për “Euronews Albania”, se nuk ka pasur asnjë ftesë për opozitën.

Megjithatë, sipas saj, e rëndësishme është fakti që opozita ka një rol në procesin e integrimit evropian, e cila nuk mund të zhbëhet me retorikë dhe propagandë.

“Nuk ka pasur asnjë ftesë për opozitën, por kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka se çfarë roli duhet të luajë opozita në procesin e integrimit. Rolin e Partisë Demokratike dhe opozitës në procesin e integrimit nuk e zhbën dot askush, sado retorike, propagandë të përdoret. Unë e kam thënë që nuk duhet të varemi te vetoja bullgare. Duhet të përshtatemi me metodologjinë e re dhe duhet të përshtatemi me legjislacionin evropian”, theksoi Tabaku.

Kryeministri Edi Rama u shpreh në Konferencën e Parë Ndërqeveritare, se nuk ka një përfaqësues të opozitës shqiptare sot në Bruksel, pasi nuk dihet ende se kush është në anën e opozitës në vendin tonë.

“Më një format të përcaktuar nga Komisioni për gjithë trupën që do përfaqësonte Shqipërinë në tryezë. Natyrisht që mund të kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo më shumë se një, por kemi një problem, që ne nuk dimë se kush është kush në anën e opozitës”, u shpreh Rama.

Politike bruksel negociata tabaku