Aktualitet15 Shtator 2018, 10:58

‘Pse qëlluat’?! Dje ‘përzunë’ me plumba RENEA-n, sot ‘të fortët’ e Lushnjes vënë me s

Shkruar nga Pamfleti
‘Pse qëlluat’?! Dje ‘përzunë’ me plumba

Kreu i Policiës së Shtetit, Ardi Veliu, ka shkuar sot për të takuar të moshuarin, që u plagos një ditë më parë nga forcat e RENEA-s në fshatin Remas të Lushnjes, gjatë aksionit për të kapur rivalët e Aldo Bares. Report Tv shkruan se kryepolici Veliu është përballur me irritimin e djemve të 77-vjeçarit Haxhi Lika, Arben dhe Martin Lika, të cilët u lanë të lirë pak orë pas shoqërimit.

Ata pretendojnë të jenë qëlluar gjatë aksionit dhe pikërisht për këtë i kanë kërkuar llogari Ardi Veliut. I moshuari Haxhi Lika pretendon se ishte në gjumë kur ka dëgjuar të shtënat jashtë banesës, është ngritur, ka hapur dritaren dhe në ato momente një plumb e ka prekur në ballë.

Këtij version i kanë qëndruar edhe dy djemtë e tij të shoqëruar nga policia pas aksionit blic. Ndërkohë që në versionin e polcisë të shpërndarë një ditë më parë pretendohet se i moshuari ka bërë rezistencë me armë në dorë nga dritarja e shtëpisë së tij. Për këtë çështje pritet të hetojë Prokuroria.

Gazetari i Report TV, Artan Hoxha që zbërtheu në studio të gjithë aksionin e RENEA-s duke ngritur edhe dyshime të forta që ai mund të ishte dekonspiruar, tregoi se dy djemtë e Haxhiut kishin ulur grilat e vilës në momentin që RENEA kishte rrethuar banesën e tyre. Pikërisht ku veprim ishte interpretuar si pengim i aksionit të policisë.

Aktualitet aksioni i renea haxhi lika Lushnje