alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Pse Rama ia dha “ushtarit” të “Ndraghet’a”-s, Ardi Veliu, kontrollin e transportit hyrje-dalje në 3 portet detare

30/11/2021, 11:07
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
Pse Rama ia dha “ushtarit” të “Ndraghet’a”-s, Ardi Veliu, kontrollin e transportit hyrje-dalje në 3 portet detare

Pse Rama ia dha “ushtarit” të “Ndraghet’a”-s, Ardi Veliu, kontrollin e transportit hyrje-dalje në 3 portet detare

Katër ditë më parë kryeministri emëroi drejtor të investimeve të huaja, kryehajdutin e 600 milionë Euro me koncesione e tendera në shëndetësi; karshillëk që e detyroi Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, të largohej demonstrativisht nga takimi i donatorëve, kur filloi të fliste Ilir Beqja, ish-ministri i skeduar në listën “non grata” dhe prej 1 viti me 3 kallëzime penale në SPAK

Më 27 nëntor, ish-kryepolici Ardi Veliu, i emëruar para 3 javësh Zv/ministër i Infrastrukturë-Energjisë, u shfaq në Portin e Durrësit, për të analizuar përplasjen e dy trageteve, duke thënë për mediat se shkak nuk ishin kushtet e ankorimit, por kushtet e motit.


-Lexo edhe:

“Rrokaqiell me profilin e Skënderbeut”/ “The Guardian”: Artin banal e kanë çuar në Tiranë, kullat ngrihen me paratë e krimit

Dokumenti “bombë”/ Kryemadhi-Meta shpenzuan rreth 300 mijë euro për ndërhyrje estetike, zbulohen transfertat nga Qipro

Jo vetëm fakti që u pa te Porti Detar, por dhe informacionet nga ministria, kanë bërë me dije për “Pamfleti”, se Ardi Veliu është caktuar si zv/ministër që do mbikëqyrë transportet hyrje-dalje në tre portet detare Durrës, Vlorë e Sarandë.

Fillimisht, ministrja Belinda Balluku e caktoi për transportin rrugor, por kryeministri Rama, urdhëroi që Ardi Veliu të ketë nën kontroll vetëm transportin në portet detare, duke i krijuar zonë të lirë veprimi jashtë kontrollit të ministres Balluku.

Detyra e një zv/ministri, është e kufizuar vetëm me vëzhgime e raportime kur ngarkohet nga titullari i ministrisë, mirëpo Ardi Veliut i është dhënë e drejta nga kryeministri, për të qenë “Pasha” i porteve detare.

Ai është pajisuar me kompetenca “extra”, për të urdhëruar në mënyrë të pa pavarur, kryerje, anullim apo ndalim qarkullimi e kontrollesh doganore, në mjetet e transporteve që dalin dhe hyjnë në portin e Durrësit, kur këto detyra i takojnë vetëm policisë së rendit, policisë kufitare e asaj doganare.

Referuar historisë së lidhjeve të Ardi Veliut me grupet e trafikantëve, gjatë 4 viteve drejtor policie dhe 6 viteve si shef policie në Vlorë e Durrës, krijohet indicie e plotë, se dhe në këtë “mision si gardian autonom” te portat e porteve detare, Edi Rama e ka caktuar për të menaxhuar trafiqet.

Pra, kryeministri Rama, ka lënë hyrje-daljet e mjeteve të transportit në 3 portet detare të Shqipërisë, në dorë të Ardi Veliut, i faktuar publikisht si “ushtar” i “Eskobarit” Klement Balili të Ilir Metës dhe grupit “Ndraghet’a” të Erjon Veliajt.

Ky ish-drejtor, që e degradoi policinë dhe e bëri shërbëtore të bindur të krimit, është caktuar si “tutor” i porteve detare nga kryeministri Rama, i cili sipas DASH e ka kthyer Shqipërinë në “Portë kryesore tranziti” të Ballkanit, për trafikun e drogës e qenieve njerëzore drejt vendeve të BE.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Kujtojmë, se 4 ditë më parë kryeministri emëroi drejtor të investimeve të huaja, kryehajdutin e 600 milionë Euro me koncesione e tendera në shëndetësi; karshillëk që e detyroi Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, të largohej demonstrativisht nga takimi i donatorëve, kur filloi të fliste Ilir Beqja, ish-ministri i skeduar në listën “non grata” dhe prej 1 viti me 3 kallëzime penale në SPAK.

Ndërsa emërimi i Ardi Veliut me detyrën maskë si zv/ministër i Energji-Infrastrukturës, por me mision tutor i porteve detare, dëshmon se kryeministri Rama nuk po i shkëput, por po i forcon akoma më shumë fijet lidhëse të korrupsionit e trafiqeve./Pamfleti

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Kryesore

“Rrokaqiell me profilin e Skënderbeut”/ “The Guardian”: Artin banal e kanë çuar në Tiranë, kullat ngrihen me paratë e krimit

15/08/2022, 19:48
Kryesore

Dokumenti “bombë”/ Kryemadhi-Meta shpenzuan rreth 300 mijë euro për ndërhyrje estetike, zbulohen transfertat nga Qipro

15/08/2022, 19:09
Kryesore

“Energji vëllazërore”/ KESH shpëton Kosovën nga kufizimet e energjisë elektrike

15/08/2022, 18:17
Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare

Rama-Meta pazare me dosjet e Sigurimit/ Ja versioni fillestar i ligjit dhe si PS-LSI shtuan nenin që shpëton ish-presidentin

15/08/2022, 17:06
Kryesore

Pas Metës, PS plan për të nxjerrë Berishën nga Parlamenti; paralajmërohet ligj për personat që kanë qenë anëtarë të PPSH

15/08/2022, 16:04
Radiografia e islamit politik në Kosovë
Editorial

Radiografia e islamit politik në Kosovë

15/08/2022, 14:27
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Të vëzhguar 24 orë dhe pa takime, Manja paralajmëron të burgosurit: Të tjerë të dënuar do të futen në regjimin 41 biss

Të vëzhguar 24 orë dhe pa takime, Manja paralajmëron të burgosurit: Të tjerë të dënuar do të futen në regjimin 41 biss

Patriotizmi me abetare!

Patriotizmi me abetare!

Lajmi i Dites

Deputeti “Lavatriçe”/ Laert Duraj vazhdon e drejton Agjencinë Shtetërore Valutore te Posta Shqiptare

Deputeti “Lavatriçe”/ Laert Duraj vazhdon e drejton Agjencinë Shtetërore Valutore te Posta Shqiptare

15/08/2022, 11:15

Lajmet e fundit

Sofja pret nga Maqedonia e Veriut harmonizimin e disa çështjeve nga historia e përbashkët e të dy vendeve

15/08/2022, 21:14
Festë e shfrenuar në barazimin e përkohshëm të Veronës ndaj Napolit, sulmuesi godet shokun e skuadrës dhe e gjakos (Video)

Festë e shfrenuar në barazimin e përkohshëm të Veronës ndaj Napolit, sulmuesi godet shokun e skuadrës dhe e gjakos (Video)

15/08/2022, 21:04

Aksident në Tiranë/ Makina hipën në trotuar dhe merr para këmbësorët, tre persona të plagosur (Video)

15/08/2022, 21:03

Ermal Mamaqi zapton Liqenin e Xhemës, rojet e tij nuk lejojnë qytetarët ta vizitojnë

15/08/2022, 20:52
Napoli fiton në “ferrin” e Veronës, skuadra e Spaletit shkruan historinë dhe parakalon Milanin

Napoli fiton në “ferrin” e Veronës, skuadra e Spaletit shkruan historinë dhe parakalon Milanin

15/08/2022, 20:41

“Zhduket” në mënyrë misterioze anija e parë me grurë e nisur nga Ukraina, asnjë informacion për vendndodhjen e saj

15/08/2022, 20:37
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In