Aktualitet20 Prill 2022, 20:16

Pse Shqipëria s’duhet të zgjedhë një Presidente grua?

Shkruar nga Pamfleti
Pse Shqipëria s’duhet të zgjedhë një Presidente grua?

Një grua si Presidente e Shqipërisë do jetë një zgjatim i modelit të Bora Muzhaqit që sa herë hap gojën qesh gjithë populli, apo shumë grave ministre që kishim tetë vite dhe ju harruam emrin.

Shkruan Kreshnik Spahiu

Fjalën e fundit po e them të parën: Një grua shqiptare për Presidente do e uroja të vinte nga vota popullore dhe jo e zgjedhur në Parlament nga simpatia e partisë në pushtet.

Sipas të gjitha gjasave, Partia Socialiste do ta zgjedhë një Presidente grua. Në fakt s’ka si ndodh ndryshe, sepse kjo është një formulë që u ngjit në sistem. Jo si meritokraci dhe me kritere por me kuotim.

Jo rastësisht jemi shteti me më shumë gra në qeveri 67%. Më shumë se gjithë Europa dhe Amerika së bashku ka Shqipëria gra në qeveri.

A mendoni se është e rastësishme apo e qëllimshme?

A mendoni se e bota nuk i di dhe njeh vlerat e gruas europiane apo amerikane?

A mendoni se janë zgjedhur me kontribute apo me lista?

Për këto arsye po rendis disa arsye pse Shqipëria nuk duhet të ketë në këto momente një Presidente grua:

1- Një grua që bëhet kryetare shteti nga partia në pushtet pa votë mga populli, ka si qëllim të jetë një kukull e qeverisë dhe hije e kryeministrit.

2- Një grua si Presidente e Shqipërisë do jetë një zgjatim i modelit të Bora Muzhaqit që sa herë hap gojën qesh gjithë populli, apo shumë grave ministre që kishim tetë vite dhe ju harruam emrin.

3- Një grua Presidente e Shqipërisë në thelb synohet që mos kemi fare kryetar shteti, por Edi Rama t’i bëjë të dyja edhe Kryeministrin edhe Presidentin

4- Një grua shqiptare Presidente nuk mund të vijë artificialisht kur populli ende nuk përfaqësohet dot. Mos harrojmë që Amerika shteti më i emancipuar në botë ende nuk ka votëbesuar një grua si kryetare shteti por 100% burra në gjithë historinë e saj.

5- Gruaja shqiptare është kuptuar më shumë se burrat: 67% në qeveri, 58% në administratë, 52% në gjykatë, dhe kjo ka kaluar pa meritë çdo limit europian apo amerikan. Le të themi Spanja dhe Portugalia deri para 5 vjetësh nuk zgjidhnin asnjë grua në Gjykatën e Lartë apo Kushtetuese, ndërkohë Shqipëria ka gjykata si Kruja që 100% janë gra dhe asnjë burrë.

6- Një grua shqiptare për Presidente Republike do ishte një shkatërrim i institucionit më keq se Ilir Meta. Shqipëria do kalonte 5 vjet me një kryetar shteti fantazmë që do ndante dekorata. Modeli i Kosovës me Atifete Jahjagën që në darkë ishte police dhe në mëngjes presidente nuk duhet përsëritet në Shqipëri. I mirëkuptoj ata që na lexojnë dhe nuk e njohin Atifete Jahjagën por kështu do ndodh edhe me Shqipërinë, nëse partia do gjej një grua.

7- Një grua shqiptare nuk duhet vij në krye të shtetit si formulë, as si skemë, as si model por si frymë dhe proçes. Gruaja shqiptare duhet të vij si shpresë dhe evolucion.

Ajo nuk duhet vijë Presidente se është bjonde, e gjatë, me sy bojëqiell, se flet anglisht apo se është e urtë. Gruaja shqiptare nuk duhet vij si paragjykim por si shpëtim. Gruaja shqiptare nuk duhet ta marr kolltukun e Presidentit si dhuratë por duhet ta fitojë.

Ajo bjondja e radhës nuk duhet të marrë çelësat e shteti si e pëlqyera e pushtetit por si idhulli miletit. Prandaj gruaja shqiptare meriton më shumë se të përdoret si makiazh i Shqipërisë, për sa kohë ajo është shpirti dhe syri i shqiptarisë.

Forum Grua Presidente Spahiu