Politike22 Qershor 2022, 15:32

Pse sinkronizohet kaq shumë Rama dhe Vuçiç? Ngjela “zbulon” planin: Do krijohet “Shqipëria etnike”, pikë!

Shkruar nga Pamfleti
Pse sinkronizohet kaq shumë Rama dhe Vuçiç? Ngjela

Pse korrupsioni i lartë shtetëror i ka ditët e numëruara

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi shpërbërjen e Maqedonisë së Veriut si shtet.

Për mediet, Ngjela theksoi se shpërbërja e Maqedonisë së Veriut është në interes të Shqipërisë, pasi fuqizohet Kosova dhe krijohet mundësia për Shqipërinë etnike.

Mirëpo, pse sinkronizohet kaq shumë Rama dhe Vuçiç? Avokati nuk i ka dhënë rëndësi kësaj çështje, pasi ndryshe nga Serbia që është komplet jashtë vorbullës amerikane për shkak të qëndrimeve të saj pro-ruse, pozicioni i kryeministrit shqiptar nuk është i pavarur. Sipas Ngjelës.

Amerika s’e pranon fare në NATO, i ka thënë “ik thyej qafën, ti je me Moskën””- tha Ngjela, duke vënë në dukje se pozicioni i Shqipërisë ndryshon pasi është pjesë e doktrinës amerikane.

“Nuk mund t’i kapësh dot, del blof. Pyetja është se ç’kërkon Vuçiç atje, pasi ai është me Moskën. Amerika s’e pranon fare në NATO, i ka thënë “ik thyej qafën, ti je me Moskën”. Janë jashtë vorbullës ata, janë me Moskën, e dinë të gjithë. Pozicioni i kryeministrit shqiptar nuk është i pavarur. Unë di që neve kjo që na ndodhi, dhe kjo do të dalë, është në favorin tonë. Kjo sepse ka një doktrinë amerikane për Shqipërinë. Kemi dy shtete shqiptare, që ende nuk dihet ç’do bëjnë. E tha mirë Rama njëherë, që nëse s’na duan në Evropë, do bashkohemi me Kosovën. Kjo është politikë. Problemi qëndron që ai u nis, por ka presion që të mos e vazhdojë këtë politikë. Nëse Rama na bashkon me Kosovën, ky është fati ynë. Po kryeministri i Prishtinës njëherë flet kështu e njëherë ashtu, njëherë fshihet pas misrit, njëherë pas barit. Interesi shqiptar është që Maqedonia të shpërbëhet, të bashkohemi me Kosovën dhe të krijojmë Shqipërinë etnike. Pikë”- tha Ngjela.

Në referencë të argumentit të Zhejit se, “Rama, Vuçiç e Kovaçevski, duan të shkojnë në Bruksel si “Open Balkan””, pasi “të tre e duan Bashkimin Evropian” – me përjashtimin e vetëm të presidentit serb që kërkon integrimin në BE dhe armët e Rusisë – Ngjela thotë se lufta në Ukrainë i vuri pikat mbi “i”: “Aleati më i madh, më i fortë dhe më i besueshëm i SHBA në Ballkanin Perëndimor janë shqiptarët”.

“Për mua le të hanë kokën, s’më duhet fare çfarë ndodh. Lufta e Ukrainës i vuri pikat mbi i qartë. Kuptohet që ne jemi aleati kryesor i SHBA në Ballkanin Perëndimor. Pikë. Gjithë problemi qëndron sa i aftë do jetë Rama ta luajë këtë politikë. Por, ne jemi më të privilegjuarit, jemi në NATO dhe po tentojmë drejt BE, krizën na e sjell Bullgaria”- tha Ngjela.

Politike Ngjela Rama Vucic