Sport31 Janar 2023, 21:27

PSG-ja humbet yllin e sulmit, trajneri Galtier me “dhembje koke” para transfertës së radhës

Shkruar nga Pamfleti
PSG-ja humbet yllin e sulmit, trajneri Galtier me “dhembje koke”

PSG-ja humbet yllin e sulmit, trajneri Galtier me “dhembje koke” para transfertës së radhës

PSG-ja pritet të jetë pa Nejmarin në transfertën e Montpelierit, në Ligën 1 të mërkurën. Klubi ka bërë me dije se sulmuesi brazilian ka ndjerë lodhje në muskuj.

“Nejmar ka ndjerë lodhje në muskuj dhe do të mbetet nën kujdes”, thanë drejtuesit e klubit të Ligës 1 në një deklaratë.

PSG ka 48 pikë nga 20 ndeshje dhe kryeson ndaj RC Lens të vendit të dytë me tre pikë më shumë. Skuadra e Kristof Galtier ka pasur një fillim mesatar në vitin 2023, duke humbur dy ndeshjet e fundit jashtë në Lens dhe Renes përpara se të barazonte 1-1 në shtëpi nga Reimsi të dielën.

Sport Nejmar sulmuesi i PSG