
Publikimet e përgjimeve nga ‘BILD’, Manjaj: Do të hetohen personat që nxorrën sekretin hetimor
Pas përgjimeve të publikuara nga ‘BILD’, ka reaguar në një komunikim për mediat edhe Partia Socialiste përmes kreut të Komisionit të Ligjeve, deputeti i PS-së, Ulsi Manja.
Manjaj shprehet se nuk i intereson fati i personave të dosjes 339, por se ata që kanë nxjerrë sekretin hetimor është vepër penale dhe do të hetohen.
“Është në detyrën e prokurorisë që të hetojnë personat e përfshirë në vepra penale por edhe në radhët e veta.
Jam i shqetësuar për degradimin dhe përdorimin politik të një dosje shumë të rëndësishme dhe sensitive, 339, po na kthen në kohën e diktaturës, kohën e gjykimeve publike.
Nuk e di a ka mbetur më dosje pa bërë publike, por megjithatë, në asnjë nga materialet, unë në fakt nuk kam dëgjuar të flitet as për vota as për lekë, dhe pse janë biseda mes personave që janë në akuzë për vepra të rëndë, nëse ka krim elektoral brenda, prokuroria një orë e më parë do duhet ta çoj hetimin deri në fund, dhe të vejë para përgjegjësisë këdo që ka shkelë ligjin”, u shpreh Manja.
vijon…