
Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur në Radhimë dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona.
Përgjatë aksidentit Radhimë-Orikum janë përplasur 5 makina me njëra tjetrën dhe 2 prej personave që ndodheshin në to janë plagosur dhe janë dërguar në spital.
Vetë makinat kanë marrë dëme mjaft të konsiderueshme. Ajo që vihet re është se javët e fundit është shtuar ndjeshëm numri i aksidenteve. Rritja e fluksit të qarkullimit në zonat bregdetare ka bërë që të ketë dhe të tilla incidente.