Kronike27 Qershor 2022, 15:32

Publikohen pamjet e aksidentit në Berat, si makina humb kontrollin dhe bie në lumë

Shkruar nga Pamfleti
Publikohen pamjet e aksidentit në Berat, si makina humb kontrollin dhe bie

Publikohen imazhet e aksidentit tragjik në Berat, ku nëna dhe djali i saj humbën jetën.

Në videot e publikuar në media dhe rrjetet sociale, shihet se makina tip “Mercedez ML” ka qenë duke ecur për në qytet dhe në një moment, gruaja humb kontrollin e mjetit. Makina ngjitet në trotuar dhe përfundon në lumë.

Dyshohet se shkak ka qenë një manovër parkalimi e saj. Te videoja e dytë, shihet se automjeti futet në parakalim dhe përpara i vjen një kamion. Për ta shmangur gruaja devijon dhe për pasojë mjeti ra në lumë.

Kronike aksidenti Berat