Kulture30 Prill 2019, 14:45

Publikohet data ja kur shpallet fituesi i çmimit të madh Kadare

Shkruar nga Pamfleti

Publikohet data ja kur shpallet fituesi i çmimit të madh Kadare

Juria e edicionit të pestë të çmimit Kadare, ka përzgjedhur 10 autorët që do të vazhdojnë garën për çmimin e madh të letërsisë.

Juria është mbledhur të shtunën në orën 10.00 në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës për të vijuar më shumë se 4 orë diskutime, të cilat konkluduan me 10 finalistët. Juria këtë vit kryesohet nga shkrimtari Bashkim Hoxha dhe përbëhet nga: Diana Kastrati, Mehmet Kraja, Genciana Abazi dhe Alda Bardhyli.

Autorët që vazhdojnë garën për çmimin e madh janë :Faslli Haliti, Ylljet Aliçka, Roland Gjoza, Fate Velaj, Gaverina Muzhaqi, Imer Topanica, Loer Kume, Mimoza Hysa, Majlinda Rama dhe Saimir Muzhaka. Mes të përzgjedhurve spikasin autorë të rinj mes të cilëve dhe një nga Kosova.

Juria do ta mbajë mbledhjen e radhës në mes të muajit maj, për të vendosur 5 finalistët e këtij edicioni. Fituesi i çmimit të madh shpallet në Ditët Letrare të Razmës që do të mbahen të premten e parë të qershorit.

Çmimi Letrar Kadare është një nga çmimet më të mëdha letrare në hapësirën shqipfolëse. Në 4 vite jetë ky konkurs ka arritur të kthehet në një institucion të rëndësishëm besimi mbi gjykimin e letërsisë, dhe të kthejë debatin e munguar mbi letërsinë shqipe.

codramol
smile

Art çmimi DATA Kadare