Aktualitet12 Shtator 2018, 22:33

Publikohet foto e Mario Metusha, i zhdukur në Vlorë një vit më parë

Shkruar nga Pamfleti

Report Tv ka siguruar foton ekskluzive të Marjo Metushajt, i riu që është zhdukur në Vlorë më 16 qershor të vitit 2017. Artan Hoxha ka thënë në Repolitix se Metushaj kishte bërë 7 rrugë drejt Italisë me kanabis dhe një grup kriminal i detyrohej një sasi parash rreth 200 mijë euro.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Marjo Metushaj, është zhdukur më 16 qershor 2017 duke thënë se do të ikte në Fier ku do të takonte një shokun e tij pasi kishte punë deri në Seman. Kur e ëma kishte pyetur djalin e vogël të Marios ai i ka thënë se i ati iku me një shok me makinë. Ka marrë në telefon por numrat e Marios kanë dalë të fikur. Në qytetin e Vlorës janë zhdukur disa persona, mes tyre Albano Xhaferri e Ervis Troqe, videon e zhdukjes së të cilit, sot është  shfaqur ekskluzivisht mbrëmjen e sotme në Repolitix.

Aktualitet