Kronike20 Tetor 2022, 09:56

Publikohet fotoja, ky është i riu që ndërroi jetë pas shoqërimit në komisariat

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, ku humbi jetën 32-vjeçari Laer Kurti.

Laer Kurti, 32-vjeç, i cili ndërroi jetë pasi u shoqërua nga efektivët e Komisariatit nr.3 ka qenë përdorues droge.

Bashkë me viktimën është shoqëruar dhe shoku i tij, i identifikuar si Zyhdi Spahiu. Spahiu është lënë i lirë, por është shoqëruar me gjobë për shkak të dozës së alkoolit.

Dyshohet se viktima dhe shoku i tij fillimisht kanë qenë bashkë, por më pas janë ndarë kur është afruar policia.

Laer Kurtit fillimisht iu kërkua të ndalonte nga policia për kontroll mirëpo nuk iu bind urdhërit, duke vrapuar.

Ai u ndalua në ‘Don Bosko’, e më pas u shoqërua nga policia në komisariatin numër 3.

Agjensia e Mbikëqyrjes Policore, informoi se gjendja e tij u përkeqësua e më pas u transportua tek Trauma, aty ku humbi jetën.

Mësohet se viktima ka qenë nën hetim më herët edhe për falsifikim monedhash, por në Gjykatën e Shkallës së Parë mori pafajësi dhe më pas çështja kaloi në Apel.

Dyshohet se viktima vuante edhe nga epilepsia.

Ndërkohë në morg nuk është paraqitur ende asnjë familjar. Trupi i 32-vjeçarit po i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Ngjarja nisi rreth orës 23:07 të një dite më parë, ku gjatë kontrollit të territorit, kur policët e komisariatit 3 i bënë thirrje për të ndaluar 32-vjeçari, i cili iku me vrap.

Policia e ka ndjekur më pas për ta ndaluar në rrugën “Don Bosko” e për ta shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Sipas policisë, gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shëndetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar. I riu ndërroi jetë në spital.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kronike #Laer Kurti Tiranë