
Ambasada ruse në Zvicër ka bërë një kërcënim ligjor për një gazetë, e cila publikoi një karikaturë të presidentit Vladimir Putin, ku shfaqej si kloun dhe me ngjyra në formë ylberi në fytyrë.
Në njoftimin e saj, ambasada dënoi gazetën e përditshme ‘Neue Zürcher Zeitung’ për publikimin e imazhit, ku shkruhej për rolin e meme-ve dhe mesazheve dixhitale, referuar sulmit te Rusisë në Ukrainë.
Artikulli me titull “Mes Superheronjve dhe të këqinjve: Fuqia e Meme-ve në luftën në Ukrainë,” tregon presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky i cili mban kostumin e heroit të stilit “Captain America”, ndërsa Putin pranë tij ka një hundë të kuqe kllouni dhe ngjyra ylberi në fytyrë.
“Nëse do të flasim për kllounë, do të ishte më me vend të merrej në konsideratë e kaluara prej komediani e zotit Zelensky. Ne besojmë se liria e shprehjes nuk është fare e përshtatshme me lirinë e përhapjes së ofendimeve e lajmeve të rreme”, deklaroi ambasada.
Ndërsa në lidhje me shiritat e ngjyrave në fytyrë, ambasada tha se Putin është një person besimtar ortodoks dhe mbron ruajtjen e vlerave kristiane në shoqërinë ruse, për këtë arsye nuk është mbështetës i komunitetit LGBT, sipas Washington Post.