
Policia e Turqisë njoftoi ditën e sotme se janë arrestuar katër persona për postime që ngjallin frikë në rrjete sociale përsa i përket situatës tragjike të tërmetit në Turqi dhe Siri.
Mësohet se ka nisur një hetim më i gjerë për këtë ngjarje por nuk ka ende informacion mbi përmbajtjen e postimeve.
Mediat sociale turke janë mbushur me postime nga njerëz që ankohen për mungesën e përpjekjeve të kërkim-shpëtimit në zonën e tyre, veçanërisht në Hatay.
Policia duket se ka adresuar pretendime të tilla të martën.
“Menjëherë konstatohet adresa dhe lokacioni i qytetarëve që kërkojnë ndihmë dhe vendoset koordinimi”, thanë ata.
Tërmeti goditi rajonin herët të hënën, duke vrarë më shumë se 4,800 njerëz në Turqi dhe Siri, duke plagosur mijëra të tjerë dhe duke dëmtuar shumë ndërtesa.