Kulture17 Shkurt 2022, 14:16

 Pumpkin -Kungulli/ Foto: Edmond Kaceli

Shkruar nga Pamfleti
 Pumpkin -Kungulli/ Foto: Edmond Kaceli

 Pumpkin -Kungulli/ Foto: Edmond Kaceli

Çdo qajse, përqasje, ngjasje a përngjasje, me kungull real, është gati krejt e rastësishme dhe gati krejt e paqëllimshme!

 

E morën Kungullin e vunë në komandë

veç mori Kungulli një hije të randë!

E morën Kungullin e banë Mbret

e fjalë të urta prej gojet po qet!

 

Hijë të randë, kostum, kollarë

prej mendve të shumta pak kryet varë

varë kryet e randë e fjalët po i l’mon

mjeshtër i madh, majë karriges k’non

 

Këndon me zjerm, me pathos flet

asht ma i meçmi i nahisë së vet!

Prej nadjes der’ n’darkë veç perla urtijet

asht fort i meçëm, Kungull Malsijet!

 

Kungull Malsijet, fort kryet e madh

me ba me dashtë ta zgjidh noj hall

i frymë në ftyrë e kryet sa i’kosh

përjashta i bukur, e mrenë krejt bosh!

 

Fotografi # Pumpkin -Kungulli Edmond Kaceli Foto