Aktualitet18 Tetor 2022, 16:04

Punime në autostradën Tiranë-Durrës, si do të kryhet lëvizja

Shkruar nga Pamfleti
Punime në autostradën Tiranë-Durrës, si do të kryhet

Punime në autostradën Tiranë-Durrës, si do të kryhet lëvizja

Duke filluar nga dita e nesërme dhe 25 ditë me radhë, do të ketë punime në autostradën Tiranë-Durrës.

ARRSH njofton se në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, në orët e para të mëngjesit të datës 19 tetor do të fillojë rehabilitimi i shtresave të asfaltike në të dyja senset e lëvizjes.

Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës (deri në mbikalimin e Kasharit).

Do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, për një gjatësi prej 500m, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore.

Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500m.

Me përfundimin e punës në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500m të tjerë për vijimin e punës.

Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndërhyrje që do të kryhen!

Aktualitet ARRSH Durrës Tiranë