Një punonjës i morgut të Qarkut Jefferson, në Beaumont të Teksasit, mësohet të ketë vdekur në prill të këtij viti, pasi ishte djegur aksidentalisht nga një prej kolegëve të tij.
Sipas Departamentit të Policisë Beaumont, 48-vjeçari Henri Paul Johnson vendosi të bënte një sy gjumë në një barelë pasi punoi për gjashtëmbëdhjetë orë rresht.
Ndërsa ishte duke fjetur, një punonjës tjetër gabimisht e mori atë për kufomën e një viktime 52 vjeçar të një aksidenti automobilistik dhe e çoi atë në kremator.
Para se dikush të vinte re gabimin, ai tashmë ishte ekspozuar ndaj temperaturave që varionin nga 1400 deri në 1800 gradë Fahrenheit dhe u shndërrua në hi.
Jenna Davis, një nga bashkëpunëtoret e Henri Johnson, thotë se e dëgjoi atë të bërtiste për rreth 15 sekonda pasi krematori u aktivizua.
“Në fillim, ne nuk e kuptonim nga vinte tingulli. Kur kuptuam se çfarë po ndodhte, ishte tepër vonë. Ne e mbyllëm sistemin e ngrohjes, por ai tashmë kishte vdekur. ”
Zonja Davis pretendon se bashkëpunëtori i ri që shkaktoi aksidentin ishte një punonjës i ri dhe kishte harruar të kontrollonte për shenjën e gishtit për t’u siguruar që ai kishte trupin e duhur.
Policia ka hapur një hetim për të përcaktuar rrethanat e sakta rreth vdekjes së Z. Johnson.
Hetuesit nuk kanë përjashtuar mundësinë e ngritjes së akuzave penale kundër punonjësit që i shkaktoi vdekjen.
I riu mund të akuzohet për neglizhencë kriminale në punë, me pasojë vdekjen. /Përshtati A.H