Bota25 Shkurt 2022, 08:18

Pushtimi i Ukrainës, Blinken ‘zbërthen’ planin e Putinit: Do të tentojë përmbysjen e qeverisë ukrainase

Shkruar nga Pamfleti

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin do të përpiqet të rrëzojë qeverinë ukrainase. Në një intervistë për ABC  të SHBA, Blinken tha se ishte “pjesë e planit rus” për të sulmuar kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera të mëdha në Ukrainë, së bashku me fillimin e një sulmi të shumëanshëm ndaj vendit nga veriu, lindja dhe jugu.

Blinken tha se një sulm rus përtej Ukrainës ishte “një mundësi”, por përsëriti angazhimin e SHBA-së për të mbrojtur aleatët e saj të NATO-s, duke paralajmëruar se “një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është një sulm ndaj të gjithë anëtarëve të NATO-s”.

“Presidenti ka qenë shumë i qartë se ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Unë mendoj se ky është pengesa më e fuqishme kundër Presidentit Putin që të shkojë përtej Ukrainës,” tha ai.

Blinken përsëriti gjithashtu qëndrimin e presidentit amerikan Joe Biden se mundësia e zgjerimit të sanksioneve ekzistuese amerikane për të synuar drejtpërdrejt Putinin ishte ende “në tryezë”, nëse situata do të përshkallëzohej.


smile

Bota #Blinken #Blinken #Rusia #Ukraina #Putin