Bota31 Mars 2022, 08:09

Pushohet nga puna shefi i inteligjencës franceze, nuk parashikoi luftën në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
Pushohet nga puna shefi i inteligjencës franceze, nuk parashikoi

Pushohet nga puna shefi i inteligjencës franceze, nuk parashikoi luftën në Ukrainë

Drejtori i inteligjencës ushtarake franceze, gjenerali Eric Vidaud, u shkarkua nga posti i tij.

Kjo si pasojë e mospërfilljes së mundësisë së pushtimit të Rusisë në Ukrainë, raporton BBC.

Duke cituar një burim të brendshëm në Ministrinë e Forcave të Armatosura, media lokale l’Opinion tha se gjenerali Vidaud u shkarkua për shkak të “informacioneve të pamjaftueshme” mbi pushtimin e Ukrainës.

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Francës, Thierry Burkhard, pranoi në një intervistë për Le Monde se shkarkimi erdhi kur shërbimet e inteligjencës franceze , përfshirë Vidaud,  kuptuan se kishin bërë një analizë të gabuar të kërcënimit rus në Ukrainë, që binte ndesh me vlerësimin e SHBA.

Bota #pushtimi i Ukraines Eric Vidaud Franca Rusia shefi i inteligjencës