Aktualitet24 Janar 2019, 14:19

Pushtetarët e korruptuar betejë për ‘jetë a vdekje’ për të futur njëri-tjetrin në burg, Rama i hap dosjet Gj

Shkruar nga Pamfleti
Pushtetarët e korruptuar betejë për ‘jetë a

Pushtetarët e korruptuar betejë për 'jetë a vdekje' për të futur njëri-tjetrin në burg, Rama i hap dosjet Gjiknurit

Rama ka sinjalizuar sot hapjen e dosjeve të Damian Gjiknurit

Mes pushtetarëve të korruptuar ka nisur një betejë për ‘jetë a vdekje’ për të futur njëri-tjetrin në burg. Beteja po zhvillohet mes Edi Ramës dhe ish-ministrave të tij, me të cilët ka plaçkitur Shqipërinë për 5 vjet më radhë.

Pasi vodhën dhe shpërdoruan nga 1 miliard euro në vit, tashmë në çetën e të korruptuarve ka ‘plasur lufta’. Kryeministri Edi Rama ka sinjalizuar sot hapjen e dosjeve të Damian Gjiknurit për firmosjen e ndërtimit të HEC-ve në zonat e mbrojtura. Kjo lëvizje vjen pas shkarkimit të Gjiknurit, shkarkimit të drejtorëve të tij dhe anullimit të koncesioneve kryesore, siç ishte ai i aksit Thumanë-Kashar.

Pak më parë, ministrja e re e Infrastrukturës, Belinda Balluku, paralajmëroi verifikimin e të gjitha lejeve për HEC-e, që ka dhënë Gjiknuri dhe anullimin e tyre. Këtë lëvizje Balluku nuk mund ta ndërmarrë në kokën e saj, pasi ‘fluturon’ nga detyra brenda pak minutash, por vetëm me urdhër të Ramës. Sipas burimeve, dosjet e Gjiknurit do të hapen dhe do të vihen në dispozicion të drejtësisë së re./Pamfleti

Kryesore Damian gjiknuri Edi Rama Korrupsioni