Bota 5 Mars 2022, 18:48

Pushtimi i Ukrainës, Moska dhe Kievi do të ulen në një raund të tretë bisedimesh; zbardhet data

Shkruar nga Pamfleti
Pushtimi i Ukrainës, Moska dhe Kievi do të ulen në një raund

Pushtimi i Ukrainës, Moska dhe Kievi do të ulen në një raund të tretë bisedimesh; zbardhet data

Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë të hënën, më 7 mars, raundin e tretë të bisedimeve.

Lajmi është bërë me dije nga agjencia e lajmeve Reuters, pas dështimeve të dy raundeve të para. Vlen të theksohet se, në dy takimet e para delegacionet kanë rënë në akord vetëm për vendosjen e korridoreve humanitare për evakiumin e civilëve nga zonat e sulmit, marrëveshje kjo e cila u thye sot nga Moska zyrtare, teksa u urdhëruan sulme ndaj Volnovakha dhe Mariupol.

Përmes një postimi në Twitter, negociatori ukrainas, David Arakhamiya deklaroi se bisedimet për përfundimin e armiqësive do të rifillonin, por nuk dha detaje të mëtejshme. Të enjten, të dyja palët ranë dakord të hapin korridoret humanitare për të lejuar civilët të dalin nga disa zona luftimi, megjithëse ka pasur vonesa dhe janë hasur problematika në zbatimin e tyre.

Bota #pushtimi i Ukraines Kievi Moska raund të tretë bisedimesh për konfliktin Rusi-Ukraine