Bota23 Qershor 2022, 21:22

Pushtimi Rus në Ukrainë zgjon NATO-n, aleanca vendos të 6-fishojë trupat ushtarake

Shkruar nga Pamfleti

NATO është e vendosur të krijojë një forcë të re prej 200,000 trupash për të “fshirë Rusinë nga toka” nëse Putin pushton një vend aleat.

Forca e re e Reagimit Aleat (ARF) do të jetë gjashtë herë më e madhe se formacioni aktual që është gati për të zmbrapsur agresionin rus, duke e dërguar numrin në 200,000 trupa forcën e Reagimit të NATO-s.

Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë i është dhënë një frymë e re nga pushtimi i tiranit rus në Ukrainë.

Frika se Putin mund të sulmojë NATO-n, në veçanti Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, të cilat dikur sundoheshin nga Moska. Ka sjellë si përgjigje nga ana e aleancës një shpallje për zgjerim masiv të forcave të gatishmërisë.

“ARF do të jetë rreth gjashtë herë më e madhe se NRF, dukshëm më shumë“, tha një oficer.

Zyrtari më i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes së Estonisë tha se të kesh një numër më të madh trupash tashmë në terren do të ishte dënim për Rusinë nëse ajo përpiqej të pushtonte ndonjë nga vendet e NATO-s, kjo do të thoshte ti dërgonte ata drejtë zhdukjes.

Ne do të jemi në gjendje të vendosim forca adekuate, të mjaftueshme duke i treguar kundërshtarit të mundshëm se mbi ndeshja e forcës është në një nivel që kundërshtari do ta humbte menjëherë. Ky mesazh duhet të përkthehet në humbje të vullnetit të tyre për të pushtuar. Rusia mund të lexojë prej saj se edhe nëse do të përpiqeshin do të fshiheshin nga toka në orët e para“, tha ai.

NATO po planifikon gjithashtu të forcojë mbrojtjen e saj në tetë vende përgjatë kufijve të saj lindorë dhe juglindorë. Sekretari i Përgjithshëm i saj Jens Stoltenberg tha se aleanca do të dakortësoj “të forcojë grupet e betejës në lindje deri në nivelin e brigadës”.

Një grup beteje përbëhet nga rreth 1,000 trupa, ndërsa një brigadë mund të jetë midis 3,000 dhe 5,000. Kjo tregon se dislokimet në shtetet baltike, Poloni, Rumani, Sllovaki, Hungari dhe Rumani po rriten më tej.

Udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të NATO-s kanë kërkuar të përdorin agresionin rus për të nxitur aleancën. Në një takim të aleancës në selinë e saj në Bruksel, një ministër i mbrojtjes, tha se mizoritë e kryera nga rusët në Bucha nuk mund të lejohen të ndodhin në territorin e NATO-s.

Bota #forcat #Nato #Rrit