Aktualitet 5 Janar 2023, 18:57

Putin acarohet nga “loja me dy porta” e Vuçiçit, i vë kushte për politikën e jashtme

Shkruar nga Pamfleti
Putin acarohet nga “loja me dy porta” e Vuçiçit, i

Tentativat e Aleksandër Vuçiç për ta mbajtur mirë me të gjithë nuk po pëlqehet as nga Rusia. BE e SHBA ja kanë bërë të qartë presidentit serb se duhet të zgjedhë, ndërkohë tani është vënë në lëvizje dhe Moska, e cila i ka vënë kushte Beogradit.

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan Kharchenko, i kërkuar Serbisë që të mos marrë pjesë në ndonjë konferencë ndërkombëtare, në të cilën s’do të jetë e pranishme Federata Ruse, raporton “N1”.

Sipas medias serbe Kharchenko në fund të dhjetorit i ka thënë ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç se kjo vlen për Samitin për Demokraci, Këshillin e Komunitetit Politik Evropian dhe disa aktivitete të tjera, në të cilat në fokus do të jetë Rusia.

Gjatë takimit thuhet se, Kharchenko ka njoftuar ministrin serb, se SHBA do të kërkojë përjashtimin e saj nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, nën të njëjtin parim siç ishte përjashtuar Jugosllavia më 1992, si dhe është diskutuar edhe për “përpjekjet për të formuar Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ukrainë”.

Po ashtu Harchenko ia ka bërë me dije Daçiçit se Moska është në dijeni për takimin e Ministrisë së Energjisë së Serbisë me ambasadorin e Ukrainës, ku është diskutuar për ta ndihmuar sistemin energjetik.

Nga ana e tij, sipas medias serbe, Daçiç ka thënë se Serbia do t’i marrë në konsideratë propozimet në frymën e marrëdhënieve miqësore.

Kryesore #️Putin Rusia Vucic