Bota24 Shtator 2022, 16:26

Putin bën “kurban” një tjetër ushtarak të lartë, shkarkon zv/ministrin e Mbrojtjes

Shkruar nga Pamfleti
Putin bën “kurban” një tjetër ushtarak të

Presidenti rus, Vladimir Putin ka shkarkuar nga detyra një tjetër ushtarak të lartë.

Gjenerali më i lartë i logjistikës i Rusisë është zëvendësuar, pasi sukseset ushtarake ukrainase ekspozuan të metat logjistike në ushtrinë ruse.

Gjenerali Dmitry Bulgakov është liruar nga posti i zëvendësministrit të Mbrojtjes dhe do të zëvendësohet nga gjeneralkoloneli Mikhail Mizintsev, tha ministria ruse e mbrojtjes në Telegram.

60 vjeçari Mizintsev është nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar për rolin e tij në rrethimin e Mariupolit në maj.

Disa analistë besojnë se logjistika është lidhja e dobët në ushtrinë ruse. Ajo do të përballet me sfida të mëtejshme pas thirrjes së 300.000 rezervistëve nga i gjithë vendi.

Bota gjeneral putini