Bota 8 Dhjetor 2022, 18:57

Putin dërgon mercenarë në Ballkan, grupi Wagner hap zyrë në Beograd

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti rus, Vladimir Putin, vijon të ketë ndikim të fuqishëm në Serbi. Edhe pse Aleksandër Vuçiç mundohet të luajë me dy porta, duket qartë se Moska e ka mbërthyer nga të gjitha anët.

Pak kohë më parë u ngrit një bazë ushtarake në Nish, duke bërë që Moska të ketë ndikim ushtarak në Ballkan. Ndërkohë që ditët e fundit ka pasur një zhvillim befasues. Në Beograd ka hapur zyrë grupi Wagner.

Ata njihen si ushtria private e Putinit, pasi bëhet fjalë për një grup paraushtarak, pjesë e të cilit janë mercenarë të mirëtrajnuar. Grupi drejtohet nga Yevgeny Prigozhin, një biznesmen rus dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin.

Ishte ai që njoftoi në kanalin Telegram se ka hapur në Serbi qendrën e tyre kulturore dhe informative të miqësisë dhe bashkëpunimit “Orly (Shqiponja)”. “Me nxitim po ju informojmë për rezidencën tonë të re ‘Qendrën PMC Wagner – Qendra Kulturore dhe Informative Ruso-Serbe e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ANO Orly’. Ideologu dhe udhëheqësi i Qendrës është Aleksandar Lisov”, tha ai.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sipas tij, misioni i qendrës është diplomacia publike, qëllimi i së cilës është forcimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis Rusisë dhe Serbisë.

Duke reaguar në Twitter, Ivana Stradner, bashkëpunëtore hulumtuese e Fondacionit Amerikan për Mbrojtjen e Demokracisë dhe eksperte për luftën hibride, propagandën ruse dhe dezinformimin, kujton se disa muaj më parë kishte paralajmëruar këtë lloj bashkëpunimi mes Rusisë dhe Serbisë.

Para disa muajsh njoftova bashkëpunimin mes Rusisë dhe Serbisë në fushën e sigurisë së informacionit dhe njerëzit më thanë se jam paranojake! Bashkëpunimi ndërmjet Qendrës Wagner dhe Serbisë po ndodh. Cilën pjesë të këtij mesazhi nuk e kupton Perëndimi?”, shkroi Stradner.

? Several months ago I announced information security cooperation between Russia and Serbia and people told me I was paranoid! It’s happening & here’s the Wagner Center & cooperation with Serbia. What part of this message the West does not understand? https://t.co/OllUtozIVx pic.twitter.com/mQjirz5R8L

— Ivana Stradner ???? (@ivanastradner) December 7, 2022

Por edhe pse ata e cilësojnë si qendër kulturore, në të vërtetë në këtë grup ka mercenarë. Madje kur ndodhi përplasja në veri të Kosovës në fillim të nëntorit, shërbimi sekret në Prishtinë zbuloi se ata ishin të infiltruar në zonat serbe.

Kremlini nuk dërgon ushtarë këtu për të nxitur pakënaqësi dhe për të depërtuar në demonstrata. Ai vetëm duhet të dërgojë ‘instruktorët’ dhe 007-at”. Qëllimi i tij do të ishte të përdorte Serbinë si një urë në zemër të Evropës, duke e ndihmuar atë të ketë ushtrinë më të mirë të armatosur të ish-Jugosllavisë”, tha në atë kohë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Lidhur me hapjen e zyrës së Wagner ka reaguar edhe Bojken Abazi, ish-kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri. Edhe ai e lidh hapjen e kësaj zyre me ngritjen e bazës ushtarake në Nish.

Grupi paramilitar rus “Wagner” (Vagner), njohur ndryshe edhe si ushtria private e mercenarëve të Putininit, paska hapur këto ditë një “Qendër kulturore” në Beograd, për të “ndihmuar” Serbinë në lidhje me Kosovën. Kjo vjen pas bazës ushtarake ruse në Nish, stërvitjeve të përbashkëta ushtarake Serbi-Rusi, armëve që Serbia ka blerë nga Rusia, inspektimit që ambasadori rus i bëri ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, luftës gjenocidiale të Putinit në Ukrainë, refuzimit të Serbisë për t’i vendosur sanksione Rusisë, etj …

Multikulturalistët kozmopolitë shqiptarë, me këtë qendër të re në Beograd, kanë tani një mundësi të re shkëmbimi dhe mirëkuptimi kulturor … apo jo?! Mbase “Qendra kulturore Vagner” në Beograd organizon edhe ndonjë koncert mirëkuptimi kulturor me Bregoviçin ….”, shkruan ai.

Bota Konflikt Serbi Wagner zyrë