Bota 7 Shtator 2022, 18:46

Putin dhe Zelensky, takim ballë për ballë në samitin e G20

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti rus, Vladimir Putin do të ballafaqohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në samitin e G20 në Bali, Indonezi.

Pjesëmarrja e presidenti rus në samitin e G20 në Bali, Indonezi ishte në mëdyshje, por në një konferencë të mbajtur sot në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, Lyudmila Vorobieva, ambasadorja e Rusisë në vend tha se Putin ka për synim të marri pjesë në samit.

Zonja Vorobieva shtoi se prania e tij fizike në ishullin indonezian do të varej nga prevalenca e Covid-it, shqetësimet e sigurisë dhe gjendja e luftës.

Në gusht, edhe presidenti i Indonezisë Joko Widodo konfirmoi një gjë të tillë, ku në një prononcim për Bloomberg tha: se presidenti kinez “Xi Jinping do të jetë prezent në G20 së bashku me presidenti Putin.

Ndërkohë nga ana tjetër Zelensky është shprehur se në fund të qershorit kishte pranuar një ftesë për të marrë pjesë në samitin e G20,  por duke shtuar se pjesëmarrja e Ukrainës do të “varej nga situata e sigurisë në vend dhe nga përbërja e pjesëmarrësve të samitit.

Pavarësisht nga prania e Ukrainës në samit, Putini do të ketë përballë edhe mbështetësit më të mëdhenj të Kievit si Britani e Madhe.

Presidenti amerikan, Joe Biden ndërkohë, ka bërë thirrje që Rusia të hiqej krejtësisht nga blloku i G20, madje zyrtarët amerikanë kishin ushtruar presion ndaj autoriteteve të Indonezisë për të përjashtuar Putinin nga samiti.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe me sa duket në mes të nëntorit do të kemi një përballje kokë më kokë mes dy presidentëve.

Bota G20 Putin Zelensky