Bota22 Mars 2022, 08:46

Putin e refuzoi, Zelensky thirrje sërish despotit të Kremlinit: Duhet të takohemi ‘kokë më kokë’!

Shkruar nga Pamfleti
Putin e refuzoi, Zelensky thirrje sërish despotit të Kremlinit: Duhet

Putin e refuzoi, Zelensky thirrje sërish despotit të Kremlinit: Duhet të takohemi ‘kokë më kokë’!

Volodymyr Zelensky, presidenti ukrainas i ka bërë sërish thirrje homologut të tij rus Vladimir Putin për një takim ‘kokë më kokë’.

Zelensky shprehet se është i gatshëm të diskutojë statusin e republikave rusishtfolëse të Ukrainës me Krimesë.

Ai theksoi se pa këtë takim është e pamundur të kuptohet realisht se çfarë rusët janë të gatshëm të bëjnë për të ndaluar luftën.

Në një deklaratë për një transmetues rajonal ukrainas, Zelensky tha se “pa negociata nuk do ta ndalojmë luftën”, por shtoi se vendi i tij nuk mund të pranojë asnjë ultimatum nga Rusia. Ato janë të nevojshme, shpjegoi ai, si garanci sigurie dhe fund të armiqësive.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë Putin lajmëroi se nuk do të ketë një takim “tani për tani” me Zelenksyn. Ai i vuri theksin faktit se për të zhvilluar një takim, duket patjetër të këtë një marrëveshje të nënshkruar mes dy palëve.

Bota Rusia Ukrainë. Vladimir Putin Volodymyr Zelensky