
Presidenti rus Vladimir Putin i është përgjigjur biznesmenëve rusë për sulmet që bëri në Ukrainë, duke thënë se “nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të urdhëronte” atë që ai e quajti “një operacion special kundër Ukrainës”.
Ai tha se përpjekjet për të ndryshuar situatën për sigurinë e Rusisë kanë dështuar, pasi nuk ka rënë dakord me liderët perëndimorë.
Kërkesat kryesoret të Putinit janë që Ukraina të mos bëhet kurrë pjesë e NATO-s dhe që NATO të mos përhapet në Lindje.
Presidenti i SHBA Joe Biden, nga ana tjetër, ka deklaruar sot pas sulmit që vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjet dhe katastrofat që po sjell veprimi i sotëm.