Bota 4 Korrik 2022, 13:31

Putin “hakmerret” ndaj Joe Biden me 4 korrik

Shkruar nga Pamfleti
Putin “hakmerret” ndaj Joe Biden me 4 korrik

Presidenti Rus, Vladimir Putin nuk do ta urojë homologun e tij Joe Biden për Pavarsinë e SHBA-së.

Lajmin e ka bërë publik zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili iu tha gazetarëve se këtë vit nuk do të ketë urime pasi Amerika është treguar “jomiqësore” ndaj Moskës.

“Urimet këtë vit nuk mund të konsiderohen të përshtatshme. Arsyeja  janë politikat jomiqësore të SHBA-ve pasi Putin dhe Biden nuk kanë folur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt”, tha Peskov.

Kujtojmë se gjatë pushtimit të Ukrainës, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka dënuar ashpër veprimet e Kremlinit dhe liderit të tij. Në mars, Biden tha se presidenti rus “nuk mund të qëndronte në pushtet” dhe iu bëri thirrje rusëve të ngriheshin kundër luftës.

Bota #Pavarsia e amerikes Dmitry Peskov SHBA