Bota 6 Dhjetor 2022, 17:48

Putin i përkufizoi si propagandë, libraritë ruse zbrazen nga librat për homoskesualizmin

Shkruar nga Pamfleti
Putin i përkufizoi si propagandë, libraritë ruse zbrazen nga

Libraritë në Rusi po heqin veprat me temë LGBT-në pasi Vladimir Putin nënshkroi një ligj që zgjeron ndjeshëm kufizimet ndaj aktiviteteve që shihen si promovim të të drejtave LGBT në vend.

Në vitin 2013, një ligj rus ndaloi atë që autoritetet konsideronin se po përhapnin “propagandë të marrëdhënieve seksuale jo tradicionale” tek të miturit. Por ligji i ri e zgjeron atë ndalim për përhapjen e një informacioni të tillë edhe te njerëzit e moshës 18 vjeç e lart.

Ligji i ri nuk lejon reklamat, mediat dhe burimet online, librat, filmat dhe prodhimet teatrore që mendohet se përmbajnë një “propagandë” të tillë.

Ai gjithashtu zgjeron kufizimet ekzistuese duke ndaluar përhapjen e informacionit në lidhje me tranzicionet gjinore tek të miturit.

Shkeljet dënohen me gjoba dhe, nëse kryhen nga jorezidentë, mund të çojnë në dëbimin e tyre nga Rusia.

Dje, zinxhiri më i madh i librave në Rusi Chitay-Gorod dhe libraria Respublika e Moskës filluan të heqin veprat që trajtonin “marrëdhëniet jo tradicionale”, raportoi e pavarur Novaya Gazeta Evropë.

Bota Russia sanksione