Bota 4 Mars 2022, 21:58

Putin kërcënon gazetarët: 15 vite burg për lajmet e rreme

Shkruar nga Pamfleti
Putin kërcënon gazetarët: 15 vite burg për lajmet e rreme

Putin kërcënon gazetarët: 15 vite burg për lajmet e rreme

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një projektligj që dënon përhapjen e informacionit “të rremë” për forcat e armatosura të vendit me dënime me burg deri në 15 vjet.

Projektligji u miratua unanimisht nga ligjvënësit rusë ditën e enjte.

Disa media të pavarura ruse janë detyruar të mbyllen ditët e fundit pasi e kanë përshkruar si “pushtim” ose “luftë” atë që Kremlini e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Putin nënshkroi gjithashtu një projekt-ligj që do të lejonte gjoba ose burgim për thirrjet për sanksione kundër Rusisë.

Bota gazetar Kercenim lajm i rremë Vladimir Putin