Britania ndodhet në panik, pasi zyrtarët rusë kanë paralajmëruar se do të hakmerren për sulmet ushtarake në Siri. Sekretari i Jashtëm Boris Johnson pranoi dje kërcënimin, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar duhej të merrte “çdo masë paraprake të mundshme”, raporton Daily Mail.
Burimet e inteligjencës gjithashtu druhen se hakmarrja mund të përfshijë lirimin në internet të të ashtuquajturit ‘kompromat’ – informacion komprometues për deputetët apo figura të tjera publike.
Ekziston frika se sistemet vitale të transportit, furnizimet me ujë, rrjetet e gazit, bankat, spitalet dhe madje edhe kontrolli i trafikut ajror mund të hakohen nga Rusia në përgjigje të sulmit ndaj objekteve të armëve kimike të Bashar al-Assad.