Bota30 Qershor 2022, 08:19

Putin: Nëse NATO vendos trupa ushtarakë në Finlandë dhe Suedi, ne do përgjigjemi

Shkruar nga Pamfleti
Putin: Nëse NATO vendos trupa ushtarakë në Finlandë dhe

Pas Samitit të NATO-s në Madrid, ku Suedia dhe Finlanda u dakortësuan me Turqinë për të shtuar forcat ushtarake të NATO-s në territoret e tyre, ka ardhur edhe reagimi i Presidentit rus, Putin.

Në një konferencë për shtyp, Putin deklaroi se nuk ka asnjë problem nësë këto vende antarësohen në NATO, por i paralajmëron  do të përgjigjen me të njëjtën mënyrë, duke shtuar forcat ushtarake në kufi, në mënyrë që të jenë të përgatitur.

“Ne nuk kemi probleme me Suedinë dhe Finlandën, siç kemi me Ukrainën. Nëse duan, ata bashkohen. Është punë e tyre, ata mund t’i përmbahen çfarë të duan. Ata duhet të kuptojnë se më parë nuk ka pasur asnjë kërcënim, ndërsa tani nëse kontingjentet ushtarake dhe infrastruktura vendosen atje, do të duhet të përgjigjemi në mënyrë të ngjashme dhe për të krijuar kërcënime të barabarta për territoret nga vijnë kërcënimet ndaj nesh”, deklaroi lideri i Kremlinit.

Bota Finlande NATO Putin Rusi