Bota23 Korrik 2022, 14:52

Putin nuk ndalet, një ditë pas marrëveshjes për eksportin e grurit bombardon portin e Odesës

Shkruar nga Pamfleti
Putin nuk ndalet, një ditë pas marrëveshjes për eksportin e

Raketat ruse kanë goditur goditur portin e Odesës, një ditë pas marrëveshjes për eksportin e grurit.

Sulmi me raketa ka goditur portin jugor të Ukrainës, vetëm një ditë pasi delegacioni ukrainas dhe ai rus firmosën marrëveshjen që lejonte rifillimin e eksporteve të grurit.

Serhii Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake të Odesa, tha se dy raketa goditën infrastrukturën e portit dhe dy u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës. Të paktën gjashtë shpërthime u dëgjuan në Odesa, sipas anëtarit të parlamentit ukrainas Oleksiy Goncharenko.

Brachuk ka këshilluar banorët që të qëndrojnë në strehimore ndërsa alarmet ajrore vazhdojnë.

Ambasadorja e SHBA në Ukrainë, Bridget A. Brink, e quajti sulmin me raketa ruse në qytetin port ukrainas të Odesa-s “të egër”, duke thënë se Kremlini vazhdon të “armatizojë” ushqimin dhe duhet të mbahet përgjegjës.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell tha se blloku dënon fuqishëm sulmin.

“Goditja e një objektivi vendimtar për eksportin e grurit një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjeve të Stambollit është veçanërisht e dënueshme dhe sërish tregon shpërfilljen totale të Rusisë për ligjin dhe angazhimet ndërkombëtare”, shkroi Borrell të shtunën në Twitter.

Marrëveshja e së premtes premtoi të zhbllokojë portet në Detin e Zi për të lejuar kalimin e sigurt të drithërave dhe farave vajore, disa nga eksportet më të rëndësishme të Ukrainës.

Rusia deri më tani ka bllokuar aksesin detar në ato porte, që do të thotë se miliona tonë drithë ukrainas nuk janë eksportuar në shumë vende që mbështeten në të.

“Sot, ka një fener në Detin e Zi. Një fener shprese, një fener mundësie, një fener lehtësimi, në një botë që ka nevojë për të më shumë se kurrë,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres të premten në ceremonia e nënshkrimit, ku morën pjesë ministrat ukrainas dhe rusë. /CNN

Bota #marreveshja e grurit #sulm me rraketa #sulm ne portin Odesa Rusia Ukrainë.