Bota22 Maj 2022, 18:07

“Putin po vuan nga paranoja”, mediat britanike: Presidenti rus i kalon ditët në bunker, kontrollon ushqimin dhe ujin e pishinës për helm

Shkruar nga Pamfleti
“Putin po vuan nga paranoja”, mediat britanike: Presidenti rus i

Mediat britanike pretendojnë se presidenti rus Vladimir Putin po vuan nga paranoja e vrasjes. Sipas “Dily Star”, presidenti rus i kalon ditët në një bunker nëntokësor ku kontrollon gjithmonë ushqimin për helm dhe po ashtu teston ujin e pishinës ku noton çdo mëngjes.

Sipas tabloidit, kjo është një shenjë se Putini po i merr shumë seriozisht kërcënimet për rrëzimin e tij nga pushteti, pas raportimeve se oficerët e lartë rusë po kthehen kundër liderit të tyre.

Analisti rus Christo Grozev tha për “Radio Liberty” se zyrtarët ushtarakë nuk do t’i bindeshin Putinit nëse ai i urdhëronte ata të sulmonin me armë bërthamore.

Eksperti pohoi se elita ruse ka filluar të ngrejë krye Putinit pasi ata “kuptojnë se lufta ka humbur”.

Megjithëse presidentit rus dikur i pëlqente të kalonte kohë me rrethin e tij të ngushtë, ai tani është i tmerruar se po komplotojnë kundër tij.

Putini ka qëndruar në bunkerin e tij për pjesën më të madhe të luftës në Ukrainë dhe ka urdhëruar mijëra ushtarë të vriten ndërsa vetë rri qindra milje larg vijës së frontit.

Sipas “Daily Star”, obsesioni i tij për t’u vrarë ka çuar në krahasime me diktatorin gjerman Adolf Hitler.

Në muajt ​​e fundit të nazifashistit, ai ishte i shkëputur nga rrethi i brendshëm dhe u izolua në bunker.

Bota helm Putin ushqim