Bota 4 Janar 2023, 18:54

Putin provokon Perëndimin, dërgon në Atlantik fregatën me raketa hipersonike

Shkruar nga Pamfleti
Putin provokon Perëndimin, dërgon në Atlantik fregatën me

Presidenti rus, Vladimir Putin, ditën e sotme ka bërë me dije se ka dërguar një fregatë me raketa hipersonike Zircon drejt oqeanit Atlantik.

Me anë të një video konference me ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Igor Krokhmal, Putin u shpreh se anija ishte e mbushur me armë hipersonike Zirkon.

“Kësaj radhe anija është e pajisur me sistemin më të fundit të raketave hipersonike “Zircon”  i cili nuk ka analoge. Dëshiroj t’i uroj ekuipazhit të anijes suksese në shërbimin e tyre për të mirën e Atdheut”, tha Putin.

Ndërkaq ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu tha se anija do të lundronte në oqeanin Atlantk, Indian deri në Detin Mesdhe.

“Kjo anije, e armatosur me “Zirkon”, është e aftë të kryejë sulme të forta dhe të fuqishme kundër armikut në det dhe në tokë”, shtoi ai.

Shoigu po ashtu u shpreh se raketat hipersonike, të njohura si Tsirkon ose Zircon, mund të kapërcejnë çdo sistem të mbrojtjes raketore, dhe se raketat fluturojnë me nëntë herë shpejtësinë e zërit dhe kanë një rreze prej mbi 1000 km.

Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë aktualisht në një garë armësh hipersonike. Për shkak të shpejtësisë së tyre  mbi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit  dhe manovrueshmërisë, armë të tilla shihen si një mënyrë për të fituar një avantazh ndaj çdo kundërshtari.

Objektivi i një arme hipersonike është shumë më i vështirë për t’u kalkuluar sesa për raketat balistike ndërkontinentale.

Bota #Hipersonike #perendim raketa Vladimir Putin