
Çmimet e fluturimeve për në Stamboll nga Moska dhe qytetet e tjera të mëdha ruse u rritën me më shumë se 100% sot për shkak të kërkesës së lartë pas njoftimit të presidentit rus Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm në vend.
Kostoja e një bilete me një drejtim nga Moska në Stamboll varion nga 1,500 dollarë në 4,000 dollarë, më shumë se 100% nga një ditë më parë, sipas të dhënave të kërkimit të Google Flights.
Të gjitha fluturimet e avionëve turkë, përfshirë transportuesin flamur të vendit, Turkish Airlines dhe transportuesin buxhetor Pegasus, janë të rezervuara deri të dielën.
Çmimet e larta dhe zgjatja në rritje e fluturimeve, të cilat kanë arritur rreth 50 orë për një fluturim që zakonisht zgjat rreth pesë orë, nuk i kanë penguar udhëtarët nga planet e tyre, edhe pse çmimet vazhdojnë të rriten.
Kostoja e fluturimeve drejt vendeve të tjera ku rusët mund të udhëtojnë pa viza, si Serbia, Shqipëria dhe Gjeorgjia, u rrit në mënyrë të ngjashme pas njoftimit të Putinit.
Në një fjalim kombëtar të regjistruar më parë sot, Putin tha se vendi i tij do të mobilizojë rezervistët që kanë përvojë luftarake dhe shërbimi.
Numri i rusëve që ikën në Turqi u rrit ndjeshëm pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, me mijëra rusë, krysisht të rinj, u derdhën në qytetet kryesore të vendit, duke përfshirë Stambollin, Izmirin dhe Antalia, kryesisht për të udhëtuar në Evropë.
Reperi rus Oxxxymiron, një kritik i zëshëm i luftës që anuloi të gjitha koncertet e tij të planifikuara në vendin e tij për të protestuar kundër pushtimit, nisi serinë e tij ndërkombëtare të koncerteve në Stamboll në mars për të ndihmuar refugjatët ukrainas.
Shtetasit rusë kryesuan listën e blerësve të huaj të shtëpive në Turqi për herë të parë në maj me më shumë se 1000 shitje. Sipas skemës së diskutueshme të Ankarasë për shtetësinë për shtëpi, të huajt që paguajnë 400,000 dollarë ose më shumë për pasuri të paluajtshme, kanë të drejtë të marrin pasaporta turke.
Fluksi bëri që bankat turke të fillojnë të përdorin sistemin kombëtar të pagesave të Rusisë, i njohur si Mir, për rusët që nuk mund të përdorin kartat e tyre të kreditit për shkak të sanksioneve.
Megjithatë, dy banka turke njoftuan se ndaluan përdorimin e sistemit pas njoftimit të Thesarit të SHBA për zgjerimin e sanksioneve për institucionet financiare që përdorin Mir.