Bota31 Dhjetor 2022, 23:01

Putin troket gotat me ushtarët rus natën e ndërrimit të viteve: Kemi parë ngjarje të rëndësishme dhe fatale, le t'i hapim rrugë pavarësisë!

Shkruar nga Pamfleti
Putin troket gotat me ushtarët rus natën e ndërrimit të

Putin troket gotat me ushtarët në natën e ndërrimit të viteve: Kemi parë ngjarje të rëndësishme dhe fatale këtë vit

Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim fundviti teksa rajonet lindore ruse hynë në Vitin e Ri.

Televizioni shtetëror shfaqi Putinin duke ngritur një gotë shampanjë i rrethuar nga ushtarët rus, ndërsa theksonte se “drejtësia morale dhe historike” ishte në anën e tyre. Gjatë vitit kemi parë “ngjarje vërtet të rëndësishme dhe fatale”– tha Putin, teksa theksonte se ato do t’i hapnin rrugë “pavarësisë sonë të vërtetë”.

Vlen të theksohet se, Ukraina u godit nga disa shpërthime ruse sot, të cilat i morën jetën të paktën një personi dhe plagosën dhjetëra të tjerë. Mes të lënduarve ishte edhe një gazetar japonez, i cili u dërgua menjëherë për mjekim të specializuar.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba shkroi në Twitter se “krimineli i luftës” Vladimir Putin kishte festuar vitin e ri duke “vrarë njerëz”.

Bota #lufta në Ukrainë Putin Zelensky