Bota22 Maj 2022, 16:02

“Putini largohet brenda vitit”, ish-kreu i inteligjencës britanike tregon planin e liderit rus për të shmangur grushtin e shtetit

Shkruar nga Pamfleti
“Putini largohet brenda vitit”, ish-kreu i inteligjencës

Një ish-zyrtar i lartë i shërbimit sekret britanik ka deklaruar se dita kur presidenti rus Valdimir Putin të përfundojë i shtruar në sanatorium nuk do të jetë e largët.

Sir Richard Dearlove ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohet dhe ai do të duhet të shtrohet në spital.

Ka pasur një sërë pretendimesh për shëndetin e liderit rus, disa thonë se ai vuan nga kanceri dhe po i nënshtrohet kimioterapisë. Raporte të tjera pohojnë se Putin vuan nga Parkinson ose demenca në fazën e hershme.

Duke folur në podkastin “One Decision”, ish-shefi i Shërbimit Informativ Sekret të Britanisë thotë se Putin do të largohet së shpejti nga zyra dhe kjo do jetë strategji për dorëzimin e pushtetit.

“Unë mendoj se ai do të largohet deri në vitin 2023 – por ndoshta në sanatorium, nga i cili ai nuk do të dalë si lideri i Rusisë. Nuk po them se nuk do të dalë nga sanatoriumi, por nuk do të dalë më si lider i Rusisë. Kjo është një strategji për të dorëzuar pushtetin pa një grusht shteti”, tha ai

Dearlove tha se opinioni i ekspertëve mund të ketë filluar të ndryshojë në Rusi, gjë që mund të tregojë një ndryshim të të menduarit dhe qëndrimit të Putinit.

“Unë nuk mendoj se opinioni publik ende po ndryshon në Rusi, por mendoj se opinioni i ekspertëve mund të ketë filluar të ndryshojë,” tha ai.

Ai mori si shembull qëndrimet për Finlandën dhe Suedinë, të cilat duan të futen në NATO.

“Putini kishte thënë për sa kohë që NATO nuk hap baza ushtarake në Suedi dhe Finlandë, anëtarësimi i tyre në NATO nuk do të ishte problem për Rusinë… Unë mendoj se ka shenja të një ndryshimi” vazhdoi ai..

Dearlove tha se ka “disa lëvizje shumë të çuditshme të Putinit” dhe iu referua lëvizjes së këmbës në një takim së fundmi. Sipas tij, fundi i regjimit në Rusi është i afërt, por jo që do të zhduket totalisht. /The Mirror/

Bota Grusht Shteti kancer Putin