
Rusia po përgatit një plan të ri të frikshëm, i cili konsiston në intensifikimin e lëshimit të raketave në qytetet ukrainase.
Lajmi bëhet i ditur teksa forcat ruse po bllokohen gjithnjë e më shumë në rajon, pasi rezistenca ukrainase po rezulton të jetë një kundërshtar i fortë për ushtrinë ruse.
Më 7 korrik, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi një “pauzë operacionale” të forcave të saj të armatosura. “Ushtarët duhet të pushojnë pas muajsh luftimesh”, ishte mesazhi nga Kremlini.
Por kritikët sugjerojnë se “pauza” në fakt vjen nga pamundësia e Rusisë për të siguruar personel dhe armë si rezultat i humbjeve shkatërruese pas 145 ditësh luftime.
Sipas analistëve në Ukrainë, tani Rusia po planifikon përdorimin masiv të raketave drejt qyteteve ukrainase me qëllim mposhtjen e forcat ukrainase që luftojnë.
Megjithatë furnizimi me raketa kërkon përpjekje të mëdha logjistike, pasi Rusët i transportojnë raketat fillimisht me tren nga depot e armëve ruse drejt frontit, më pas i ngarkojnë përsëri në kamionë për t’i sjellë në depot e municioneve afër frontit.
Por ukrainasit shprehen se këto depo janë brenda rrezes së sistemit HIMARS-it të ri të Ukrainës, raketahedhës shumë i saktë që kanë mbërritur së fundmi nga SHBA dhe të cilat forcat e armatosura kanë qenë në gjendje t’i përdorin gjithnjë e më shumë javët e fundit.
Falë tyre, ata kanë mundur të godasin herë pas here ditët e fundit depot e raketave ruse.
Edhe pse në mungesë të raketave të duhura Kremlini po synon qytetet ukrainase, të cilat janë qindra kilometra larg vijës së frontit, duke përdorur raketa lundrimi të cilat nuk janë të dizajnuara për këtë qëllim.
Të premten e kaluar, ushtria ruse gjuajti raketa anti-ajrore S-300 në universitetin e qytetit ukrainas të Mykolaiv. Kjo pasoi me një sulm të enjten në të cilin ushtria ruse lëshoi 5 raketa lundrimi të tipit Kalibr (koka luftarake me deri në gjysmë ton eksploziv) në qendrën e qytetit të Vinnytsia ku të paktën 24 persona u vranë dhe më shumë se 200 u plagosën.
Duke shtuar kështu shqetësimet për krime lufte të Rusisë në Ukrainë, sulmi në Vinnytsia ndodhi në mëngjes, kur qendra e qytetit ishte veçanërisht e ngarkuar, me sa duket qëllimi ishte të goditeshin sa më shumë civilë.
Duke folur lidhur me incidentin për gazetën gjermane Bild, një banor tha: “Deri tani ishte qetësi këtu, Por me sulme të tilla terroriste, Putin dëshiron të tregojë se askush në Ukrainë nuk është i sigurt”.
Një burim që monitoron vdekjen e civilëve në Ukrainë si shkak i luftës ka gjetur disa shifra befasuese. Projekti i të dhënave për vendndodhjen dhe ngjarjet e konfliktit të armatosur, (ACLED) ka raportuar mbi 10,000 vdekje në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Ku nga totali i ACLED, një burim identifikoi rreth 3,600 vdekje civile që nga mesi i qershorit, ndërsa OKB-ja ka konfirmuar rreth 4,700 gjatë konfliktit deri në fund të muajit.
Të dy thonë se shifrat e tyre janë shumë më pak se numri aktual i vdekjeve, për shkak të sfidave në kontrollimin e informacionit ndërsa lufta është ndezur. Ndërkohë OKB-ja kërkon të verifikojë çdo vdekje duke përdorur të dhënat e policisë, spitalit ose të dhëna të tjera civile.
Por të dhënat e ACLED përfshijnë vetëm ato që lidhen me një ngjarje specifike të konfirmuar dhe jo njerëzit që vdesin si rezultat i drejtpërdrejtë i luftës, por për arsye të tjera si uria ose mungesa e kujdesit shëndetësor.