
Putini nisi sulmet drejt Ukrianës, cili mund të jetë plani ushtarak rus?
Operacioni rus shkon përtej sigurimit apo edhe zgjerimit të zonave të kontrolluara nga separatistët pro-Moskë në Ukrainën lindore.
Qëllimi i deklaruar i Vladimir Putin është “çmilitarizimi” dhe “denazifikimi” i Ukrainës, duke imponuar një qeveri e cila është e gatshme t’i bindet Moskës, raporton BBC News. Ironia sa i përket “denazifikimit” është se, Presidenti Zelensky, i cili është hebre, i bëri parapri kur pyeti: “Si mund të jem unë nazist?”
Ndërsa sulmet fillestare kanë ardhur nga ajri dhe raketat, forca reale e Rusisë janë forcat e saj tokësore – forca të blinduara të rënda, njësi të mekanizuara dhe mbi të gjitha artileri dhe raketa.
Sulmet fillestare kundër fushave ajrore, qendrave logjistike dhe ndoshta qendrave të mbrojtjes ajrore dhe komandës po ndiqen me shpejtësi nga përparimet tokësore në Ukrainë nga veriu, nga Krimea në jug dhe nga enklavat separatiste lindore në Donbas.
Objektivat e tyre mund të jenë fare mirë të izolojnë kryeqytetin ukrainas Kiev dhe të ndërpresin dhe shkatërrojnë forcat ukrainase në lindje të vendit.
Sulmet kundër aeroporteve në Ukrainë mund të jenë pjesërisht një përpjekje për të penguar dhe parandaluar çdo dërgesë të mëtejshme të armëve perëndimore në vend.
Ndërkohë, stërvitjet ruse në Transnistria – një zonë separatiste e Moldavisë, e cila kufizohet me Ukrainën dhe Rumaninë – ngrenë shqetësimet se Rusia mund të kërkojë të përfundojë “biznes tjetër të papërfunduar”.
Lufta moderne e mekanizuar është me ritme të shpejta, brutale dhe jashtëzakonisht shkatërruese. Evropa nuk ka parë luftime të tilla që nga viti 1945.