
Koronavirusi do të ketë efekt në ekonominë amerikane, Shtëpia e Bardhë mund të kërkojë fond 1mld dollarë për virusin vdekjeprurës
Presidenti i SHBA, Joe Biden deklaroi me forcë ditën e sotme se presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”, por Shtëpia e Bardhë deklaroi më pas, se kjo nuk ishte thirrje për ndryshim regjimi.
“Ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”, tha Biden në përfundim të një fjalimi të mbajtur në Kështjellën Mbretërore në Varshavë.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka sqaruar se në fakt qëndrimi i Biden lidhej me faktin se Putin nuk mund të ushtrojë pushtetin e tij mbi vendet fqinje, por nuk ka lidhje me fuqinë e Putin në Rusi. Zyrtarët amerikanë kanë pohuar se largimi i Putinit nga pushteti nuk ishte qëllimi i tyre.
“Për ne, nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit. Populli rus vendos se kush dëshiron t’i udhëheqë,” tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në fillim të këtij muaji.
Lidhur me deklaratën e Biden, se Putin duhet rrëzuar nga pushteti, ka reaguar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Sipas tij, se kush qeveris në Moskë, e vendosin qytetarët rusë.
“Kush qeveris në Moskë nuk është diçka që e vendos Biden. Është vetëm një zgjedhje e qytetarëve të Federatës Ruse”, tha Dmitry Peskov.