Vladimir Putin do të fusë në ushtritë e tij me miliona ushtarë të tjerë, pasi ai hoqi kufirin e moshës për ata që mund të thirren për të luftuar në Ukrainë.
Kremlini më parë pranonte vetëm rusët e moshës 18-40 vjeç për të luftuar në forcat e tij të armatosura dhe të huajt e moshës 18-30 vjeç. Por me heqjen e kufirit, Putin do të fusë në ushtri ushtarë më të vjetër, pra mbi 40 vjeç, raporton “The Mirror”.
Kryetari i Dumës, Vyacheslav Volodin tha: “Sot, veçanërisht, ne duhet të forcojmë forcat e armatosura dhe të ndihmojmë Ministrinë e Mbrojtjes. Komandanti ynë suprem po bën gjithçka për të siguruar fitoren e forcave tona të armatosura dhe ne duhet të ndihmojmë”.
Muajin e kaluar u raportua se më shumë se 130,000 rekrutë të rinj do t’i bashkoheshin ushtrisë.
Putin fillimisht u ishte betuar prindërve të shqetësuar se të dashurit e tyre do të mbaheshin larg “zonave të nxehta”, por disfata që ka pësuar ka bërë që të mos e mbajë fjalën.
Pra tani ka dy element. Ose në ushtri do të kemi burra të moshuar dhe Rusia do të luftojë me një ushtri pleqsh. Ose Putini do të rrisë forcën e agresivitetit në Ukrainë duke përdorur si mish për top ushtarët e tij.