Aktualitet24 Shkurt 2022, 22:48

“Putini si Milosheviçi!” Mesazhi i fortë i Johnson: Flasin për Ukrainën me të njëjtat budallallëqe që hidhes

Shkruar nga Pamfleti
“Putini si Milosheviçi!” Mesazhi i fortë i Johnson:

Liz Truss fitoi zgjedhjet, Boris Johnson i uron detyrën: Koha që konservatorët ta mbështesin, ajo ka planin e duhur!

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka dënuar ashpër sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke bërë një paralelizëm mes veprimeve të tij dhe atyre të Sllobodan Millosheviçit.

Përmes një deklarate nga dhoma e Komunëve, Johnson deklaroi se “të njëjtat budallallëqe që hidheshin për bashkimin mistik mes Kosovës e Serbisë,” janë hedhur tashmë “mes Kievit dhe Moskës”.

Duke theksuar se është “po i njëjti agresion”, Johnson i kujton Putinit se me precipitimin e konfliktit në sulme ushtarake, e ka vendin në birucë si Sllobodan Millosheviçi.

“Mos harroni Milosheviçi vdiq në gjyq.”- theksoi kryeministri britanik, ndërsa ky mesazh është shpërndarë në rrjetet sociale nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Një nga gjërat më domethënëse mbi atë cfarë po bën Putini, është se sa ngjajnë aktet e tij me ato të Milosheviçit. Të njëjtat budallallëqe që hidheshin për bashkimin mistik mes Kosovës e Serbisë, mes Kievit dhe Moskës. I njëjti agresion. Mos harroni Milosheviçi vdiq në gjyq.”- thuhet në mesazhin e Boris Johnson.

"Një nga gjërat më domethënëse mbi atë cfarë po bën Putini, është se sa ngjajnë aktet e tij me ato të Milosheviçit. Të njëjtat budallallëqe që hidheshin për bashkimin mistik mes Kosovës e Serbisë,mes Kievit dhe Moskës. I njëjti agresion. Mos harroni Milosheviçi vdiq në gjyq." pic.twitter.com/46nMhNihRG

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 24, 2022

Aktualitet Biden Johnson sulmet ruse ne ukraine