Bota 2 Shkurt 2023, 20:54

Putini tenton të joshë Vuçiçin, vendos që Beogradi të shlyejë kreditë në rubla

Shkruar nga Pamfleti
Putini tenton të joshë Vuçiçin, vendos që Beogradi

Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë duket se po afrohen çdo ditë e më tepër. Së fundmi qeveria ruse ka miratuar një projektligj, sipas të cilit Serbia do të jetë në gjendje t’i paguajë Rusisë një sërë kredish në rubla. Drafti është publikuar të enjten në portalin zyrtar për informacion ligjor.

Vërehet se vendimi është marrë me qëllim të zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Bëhet fjalë për dy kredi të lëshuara në vitin 2013, një kredi e lëshuar në vitin 2019 dhe Marrëveshja për shlyerjen e borxhit të Serbisë ndaj Federatës Ruse për detyrimet e Jugosllavisë, e lidhur në vitin 2021.

“Të gjitha pagesat në përputhje me kontratat bëhen nga pala serbe në favor të palës ruse në rubla ruse”, thuhet në dokument.

 

Bota Beograd Vladimir Putin