
Foto Ilustruese
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas urdhrit të Presidentit rus, Vladimir Putin, për mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve dhe mbajtjen e referendumeve në rajonet separatiste ruse.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Xhaçka i ka përshkruar këto “lëvizje të dëshpëruara” të udhëheqësit rus pasi Ukraina po e fiton luftën. Sipas Xhaçkës, lëvizjet e Putinit “nuk do të dobësojnë mbështetjen ndaj rezistencës heroike të Ukrainës”.
“Referendumet e rreme dhe mobilizimet e pjesshme ushtarake janë lëvizje të dëshpëruara nga ana e Rusisë që vetëm sa do të përshkallëzojnë këtë luftë tragjike.
Rusia zgjodhi të fillonte një luftë ilegale që u ka kushtuar jetën dhjetëra mijëra civilëve të pafajshëm dhe ka shkatërruar ushtrinë Ruse.
Ukraina po e fiton këtë luftë dhe këto lëvizje nuk do të dobësojnë mbështetjen ndaj rezistencës heroike të Ukrainës”, tha Xhaçka.