alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Putinizmi shkencor: Ideologjia zyrtare që po zë vend në Rusi

02/12/2022, 0:13
ne Bota, Forum
A A

Putin ka arritur të bindë një pjesë të madhe të rusëve se “operacioni special” i vitit 2022 është një vazhdim i natyrshëm i Luftës së Dytë Botërore. Në thelb, është një luftë ekzistenciale midis dy qytetërimeve: rus dhe atij të Perëndimit.

Shkruan Andrei Kolesnikov, Carnegie Endowment For International Peace


-Lexo edhe:

Gjermania nis prodhimin e mikroçipeve elektronikë

Hetimet për rrëzimin e helikopterit, autoritetet bastisin shtëpinë e ish-ministrit të brendshëm të Ukrainës

Ekziston një besim se elita ruse, nën presidentin Vladimir Putin, ka qenë e interesuar vetëm për para. Megjithatë, regjimi militant, anti-liberal, antiperëndimor, izolues, paternalist dhe ashpër autoritar i Putinit ka pasur gjithmonë një ideologji. Ajo nuk është e sistemuar, por ekziston, dhe copa të saj mund të gjenden në fjalimet, artikujt dhe intervistat e Putinit. Sidoqoftë, lufta në Ukrainë ka kërkuar një ideologji më të artikuluar.

Nisma për të sistematizuar dhe kodifikuar Putinizmin ka çuar në një dekret presidencial që rendit “vlerat tradicionale shpirtërore dhe morale” të Rusisë, si dhe zhvillimin e një kurrikule të re ideologjike për kolegjet.

Pra, nuk është më i mjaftueshëm indoktrinimi i fëmijëve në kopshte dhe shkolla. Tani është koha për të unifikuar botëkuptimet e studentëve të kolegjit dhe, si rrjedhojë, edhe ato të profesorëve të tyre, radhët e të cilëve, në mënyrë të pashmangshme do të “pastrohen”. Për të arritur në këto kushte, gjatë epokës sovjetike mësohej një lëndë e ngjashme e titulluar “Komunizmi Shkencor”.

Emri për këtë kurrikulë të re është “Bazat e shtetësisë ruse”, megjithëse mund të quhet edhe “Putinizëm shkencor”. Ai përbëhet nga katër njësi: “Historia” – politika historike si imponimi i një versioni zyrtar të mitologjizuar të historisë, i cili është një nga instrumentet për manipulimin e vetëdijes masive të rusëve; “Kodet kulturore” ose “vlerat tradicionale shpirtërore dhe morale”, rreth të cilave Putin ka urdhëruar bashkimin e qeverive federale dhe rajonale; “Rusia dhe bota” – një justifikim i izolacionizmit, anti-perëndimizmit dhe xhingoizmit; si dhe “Vizioni për të Ardhmen”, i cili përcakton se çfarë shpreson të arrijë shteti përtej fitores në Ukrainë dhe shkatërrimit të “kolonës së pestë”.

Kurrikula justifikon kultin e liderit të përjetshëm dhe dyfishon idenë se Rusia po lufton forcat e së keqes në Ukrainë në një përpjekje për të “de-satanizuar” vendin. Megjithatë, në të njëjtën kohë, Putinizmit Shkencor i mungojnë komponentët kryesorë si qëllimet e zhvillimit ose vizioni për të ardhmen e Rusisë, duke u fokusuar ashtu siç bën pothuajse ekskluzivisht në të kaluarën.

Gjatë presidencës së Dmitry Medvedev, kishte ekipe që punonin mbi një ideologji të orientuar drejt së ardhmes, duke lënë të dhëna bazuar në idenë se Rusia do të përshpejtonte modernizimin e shtetit dhe shoqërisë. Mirëpo, ideologjia e Putinit është ajo që në thelb kundërshton modernizimin.

Putini ka bindur me sukses një pjesë të konsiderueshme të popullsisë se Rusia duhet të rifitojë statusin si një fuqi e madhe pasi ndodhen mes “dy zjarresh”, Perëndimit liberal nga njera anë dhe tradhtarëve në vend nga ana tjetër. Me forcimin e regjimit autoritar, ideologjia e udhëheqësit rus është bërë më arkaike, propaganda edhe më bezdisëse, ndërsa çdo shpresë për modernizim është pakësuar.

Një ideologji që përbëhet nga mite historike, kulturore dhe fetare, tradita false dhe pakënaqësi kërkon të legjitimojë një regjim autoritar dhe të delegjitimojë ata që e kundërshtojnë atë.

Një ideologji e tillë bën të mundur etiketimin e jokonformistëve si armiq dhe ndarjen e njerëzve në “ne” dhe “ata”. Ndarja në “ne” dhe “ata” nuk jep vetëm një shenjë për vetëidentifikimin, por shërben edhe për të bindur publikun se ekziston një shumicë e caktuar nga e cila ata nuk duhet të largohen.

Në të kaluarën, kërkesa e vetme për të qenë pjesë e “neve” ishte mbështetja pasive, e heshtur, konformiste. Sot, megjithatë, kjo nuk mjafton: rusët duhet të dorëzojnë vetë trupat e tyre për të qenë mish topash në luftën e shenjtë të liderit suprem kundër forcave “satanike” të Perëndimit. Ky nuk është më autoritarizëm; është totalitarizëm.

Imperializmi dhe kolonializmi janë komponentët kryesorë të Putinizmit dhe faktorët kryesorë në luftë. Nuk ka asgjë të re në këtë ideologji; vjen thuajse fjalë për fjalë nga stalinizmi dhe nga rrëfimet e mëparshme euroaziatike dhe sllavofile.

Lufta po cilësohet si përpjekje për të rivendosur drejtësinë historike, si mbrojtëse dhe parandaluese dhe si çlirimtare. Sipas Putinit, toka e perandorisë duhet “të kthehet dhe të përforcohet”.

Në vetëm pak vite, regjimi ka evoluar nga një kult i fitores së 1945 në një kult të luftës dhe Putini ka arritur të bindë një segment të madh të shoqërisë ruse se “operacioni special ushtarak” i vitit 2022 është një vazhdim i natyrshëm i Luftës së Dytë Botërore. Në thelb, është një luftë ekzistenciale midis dy qytetërimeve: rus dhe atij të Perëndimit.

Putini ka filluar t’i referohet Rusisë si një qytetërim i tërë. Shteti nuk është thjesht i shenjtë dhe i denjë për sakrificën përfundimtare; është gjithashtu një qytetërim më vete dhe superior me një “histori mijëravjeçare” dhe rrugën e tij të veçantë.

Brenda kësaj historie, kodet kulturore po kalohen brez pas brezi si pjesë e ADN-së politike të vendit. Ky qytetërim shtetëror ka panteonin e vet të heronjve të pandryshuar nga epoka sovjetike: Aleksandër Nevski, Ivani i Tmerrshëm, Pjetri i Madh, Jozef Stalini dhe Yuri Gagarin.

“Ky shtet-qytetërim ka qenë gjithmonë nën sulmin e ziliqarëve dhe armiqve, duke e bërë gjendjen e tij të konfliktit të përhershëm kritike dhe jo thjesht të kufizuar në fushën e betejës. Shteti duhet të fitojë në të gjitha aspektet, në kulturë dhe në sport, në ndërtimin e objekteve olimpike dhe në luftën kundër Ukrainës dhe Perëndimit.”

Me këtë ide, për të mbrojtur sovranitetin shtet-civilizimi, Kremlini po mbështet në shërbimet e sigurisë, ose siloviki, të cilëve u janë dhënë fonde shtesë dhe janë përforcuar nga analistët dhe të ashtuquajturit “gazetarë” në shërbim të Kremlinit.

Ministria e Kulturës, mbikëqyrësi i komunikimit Roskomnadzor dhe Kisha Ortodokse Ruse po bëhen vetë de facto siloviki, duke krijuar një aparat të tërë në funksion të shtetit, për të bllokuar ose ndaluar mediat, për të kufizuar shitjet e librave nga autorë që kundërshtojnë luftën, madje – madje për të vendosur edhe se kush mund të interpretojë në skenat e teatrit.

Ideologjia është bërë e njëtrajshme, e përforcuar nga akte politike dhe ushtarake, si aneksimi i Krimesë dhe “operacioni special ushtarak”. Shkurt, operacioni special ideologjik është në vazhdim dhe duket se po ecën më mirë se ai ushtarak./ Përshtati në shqip: Pamfleti


smile
Lajmi Tjeter

"Përvetësoi fondet shtetërore", ish-miliarderi rus dënohet me 19 vite burg të sigurisë maksimale për mashtrim

Horoskopi 23 Janar 2023

Horoskopi 2 dhjetor 2022! Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

Lajmi i Dites

Para, armë, spiunazh e mashtrime: Dorjan Duçka “spiuni” nga Berati, strumbullar i aferave në 4 kontinente, ia mbath në Dubai

01/02/2023, 9:18

Lajmet e fundit

Apeli i Hagës shpall sot aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së

02/02/2023, 8:02

Gjermania nis prodhimin e mikroçipeve elektronikë

02/02/2023, 7:55
Qesh pak!

Qesh pak!

02/02/2023, 7:54
Dëshmia e mjekut nga Korça: Kur ma pushkatuan vëllanë i bëra letër kërcënuese Mehmet Shehut, kur i shkova në zyrë nxori pistoletën

Dëshmia e mjekut nga Korça: Kur ma pushkatuan vëllanë i bëra letër kërcënuese Mehmet Shehut, kur i shkova në zyrë nxori pistoletën

02/02/2023, 7:48

Avokati tregon kush janë më të korruptuarit në Shqipëri: Ata i numërojë lekët në divan para fëmijëve të tyre

02/02/2023, 7:46

Hetimet për rrëzimin e helikopterit, autoritetet bastisin shtëpinë e ish-ministrit të brendshëm të Ukrainës

02/02/2023, 7:32

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In